Në konferencën e sotme në Bruksel, Kroacia pritet të mbyllë vetëm një kapitull - për lëvizjen e lirë të mallrave dhe nuk do të hapë asnjë kapitull të ri.
Kroacia sot në Bruksel i vazhdon bisedimet për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian, por nuk pritet të shënojë përparim dhe sipas vëzhguesve lokalë, të cituar nga gazeta "Jutarnji list", nuk do të arrijë t'i përfundojë deri në fund të vitit, siç shpresonte.
Kjo do të thotë se kjo mund të pranohet në Union më së shpejti gjatë vitit 2013.
Në konferencën e sotme në Bruksel, Kroacia pritet të mbyllë vetëm një kapitull - për lëvizjen e lirë të mallrave dhe nuk do të hapë asnjë kapitull të ri.
Mbeten të pahapura tre nga gjithsej 33 kapituj negocues - për jurisprudencën, konkurrencën dhe politikën e jashtme dhe sigurinë.
Sipas gazetës, negociatat do të vazhdojnë edhe në vitin 2001 dhe do të përfundojnë vitin e njëjtë, por pranimi në BE, Zagrebi mund ta presë më së shumti deri në vitin 2013.
Në këtë mënyrë, megjithatë, Kroacia mbetet sfiduese, për shkak se në strategjinë e saj financiare, si anëtare e pritur në vitin 2012, BE-ja ka paraparë tre miliardë euro, të cilat do të miratohen deri në vitin 2014.
Nëse pranohet në vitin 2013, vendi do të mundej të fitonte pothuaj një miliardë euro, por nëse nuk pranohet, ky miliardë do të humbte, shkruan "Jutarnji list" nën titullin "Një vit vonesë me pranimin tonë në BE do të na kushtojë një miliardë euro"./mia/