E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është shtyrë afati i lëshimit të pasaportave biometrike për qytetarët e Kosovës edhe pse ishte paralajmëruar se ky proces do të fillonte në qershor.
Shtyhet procesi i lėshimit tė pasaportave biometrike








Pasaportat biometrike nuk do të fillojnë të jepen në qershor ashtu siç kishte paralajmëruar disa herë ish ministri i punëve të brendshme, Zenun Pajaziti.

Njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave pritet të fillojë të plotësohet tek në muajin tetor. Sipas zëvëndësministrit të brendshëm, Fatmir Xhelili në muajin maj do të shpallen tenderi për pasaportat biometrike dhe gjithë procedura deri në fillimin e lëshimit të tyre zgjat disa muaj.

"Sipas një parallogaritje unë besoj dhe shpresoj se në tetor do të kemi pasaporten biometrike. Një prej arsyeve që nuk kemi nevojë të ngutemi është se pasaporta biometrike nuk është i vetmi dhe elementi kryesorë për procesin e liberalizimit të vizave. Kështu që ne kemi kohë do të shikojmë cilësine dhe do të mundohemi që të na kushtojë sa më lirë prodhimi i kësaj pasaporte", tha Xhelili.

Procesi i përmbushjes se standardeve për liberalizim e vizave duket se po ngec. As formimi i ministrisë së re të integrimeve evropiane nuk pritet që të shpejtojë punën e përmbushjes së kushteve për liberalizim. Kjo pasi ministri Besim Beqaj thotë se ende gjendet në fazën e konsultimeve relevante.

"Ende jam në proces të konsultimit me minsitritë relevante të linjës të cilat bëjnë përgatitjen e aspekteve teknike. Procesi i liberlaiizmin kërkon një sër dokumentesh paraprake. Ajo që ne si ministri do të bëjmë është që të kordinojmë sa më mirë këto aktivitete që të marrim gjitha sugjerimet nga Brukseli. Nuk mund të flas me data sepse janë procese të cilat duhet të mbështeten në aspektin politik", tha Beqaj.

Por kohën se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave e ka dhënë ministri i brendshëm Bajram Rexhepi. Ai ka thënë se viti 2012 do të jetë koha kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Një gjë të tillë nuk e beson kryetarja e Komisionit për integrime, Zylfije Hundozi.

"Pse t’i besoj. Pse kisha mi besu? Kur po e shoh që kriterin numër 1 po e shtyjnë. Kur kanë mundur në qershor por e shtyejnë në tetor, pse duhet t’i besoj. Duhet me tregu me veprime që ështe serioz që punon. Sa premtimi është dhënë për liberalizim të vizave, nuk është realizur asgjë", tha Hundozi.

Megjithatë ministri Rexhepi ka thënë se këtë vit do të përmbushen shumica e kushteve teknike për liberalizimin e vizave, si menaxhimi i integruar i kufijve, marrëveshjet për riatdhesim, dokumentet dhe pasaportat biometrike.
Kestrin Kumnova


Publikuar: 19.04.2010 | 15:01
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime