Grupi i quajtur sipas albumit te katërt të grupit suedez ABBA, me titull "Arajval" do të jetë atraksioni kryesor në sheshin e qytetit në pritjen e Vitit të Ri.
Ky grup ka të drejtën ekskluzive të interpretojë muzikën origjinale të ABA-së "Arajval ABA" dhe do të ofrojë një shou të vërtet për qytetarët të cilët kanë vendosur që natën më gazmore, natën Vitit të Ri, ta kalojnë në sheshin e qytetit.
"Kësaj radhe vendosëm që një grup suedez Aravjval ABA me interes që të përmblidhen dëshirat e të gjitha gjeneratave. Shumë nga më të vjetrit por edhe të rinjtë mendojë se janë të njohur me muzikën legjendare të ABA-së e cila edhe sot e kësaj dite dëgjohet në kafeteritë në remikse dhe versione ndryshme", deklaroi Maja Muhiq zëdhënëse e Qytetit të Shkupit.
Muhiq thotë se për shkak se grupet e tjera janë të angazhuar por edhe për shkak të problemeve financiare kanë vendosur për këtë grup. Para grupit "Aravjval ABA" do të performojë edhe rok grupi "AREA". Për më të e vegjlit do të ketë edhe program gjatë ditës me shumë muzikë dhe shfaqje teatrale. Nga qyteti kujtojnë se zgjedhja për oborr, terracë, oborr shkollor ose objekt afarist më të stolisur të qytetit është shtyrë deri më 24 dhjetor.
"I bëje thirrjet të gjithë qytetareve të paraqiten në konkurs, ku në juri do të përfshihen mediumet me çka objekti më i stolisur të zgjidhet në mënyrë sa më objektive", shtoi Muhiq.
Për të gjithë ata të cilët do të vijnë në sheshin "Maqedonia" është paralajmëruar një spektakël i vërtet me fishekzjarre. Megjithatë një numër i madh i qytetarëve nuk duan që ta presin vitin e ri në sheshin e Shkupit për shkak të përdorimit të tepërt të mjeteve piroteknike. Organizatorët thonë se do të bëjnë gjithçka për ta mënjanuar këto dukuri .
Në bashkëpunim me MPB-në dhe organizatat joqeveritare, organizatorët e manifestimit do të punojnë për ta rritur më shumë ndërgjegjen e qytetarëve për rrezikun që i kanoset nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Frosina Pandurska