SHBA-ja dhe BE-ja e dënuan hapin e këtillë, duke druajtur se Teherani po përpiqet të përpunojë bombë bërthamore përderisa autoritetet iraniane pohojnë se programi i tyre bërthamor ka dedikim kryesisht civil.
Irani së shpejti do të fillojë të ndërtojë central të ri bërthamor për pasurim të uraniumit. Presidenti e pranoi lokacionin dhe urdhëroi të fillojë ndërtimi, deklaroi Mojtaba Samareh-Hashemi, këshilltar i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
SHBA-ja dhe BE-ja e dënuan hapin e këtillë, duke druajtur se Teherani po përpiqet të përpunojë bombë bërthamore përderisa autoritetet iraniane pohojnë se programi i tyre bërthamor ka dedikim kryesisht civil.
Irani që në nëntor të vitit të kaluar paralajmëroi se planifikon ta zgjerojë aktivitetin e vet për pasurim të uraniumit dhe se do të ndërtojë dhjetë centrale të reja.
"Janë caktuar lokacionet dhe ka filluar ndërtimi i centraleve të reja", theksoi Samareh-Hashemi.
SHBA-ja angazhohet për sanksionin e katërt me radhë të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, me qëllim që të ndërpritet zhvillimi i programit bërthamor të vendit. Vendet perëndimore besojnë se në negociatat në Gjenevë, në tetor të vitit të kaluar arritën ta bindin Teheranin që një pjesë të rezervave të uraniumit ta pasurojë jashtë vendit, por ajo marrëveshje shumë shpejt u anulua.
Samareh-Hashemi deklaroi se importi i uraniumit të pasuruar nuk do të thotë se Irani planifikon të ndërpresë pasurimin