Sot pas një viti kemi një situatë krejt ndryshe. Kemi xhiro llogari të debllokuar dhe borxhi i komunës është reth 67 milion dhe asnjë procedurë gjyqësore të hapur që do të thotë se ky borxh ështe fiks dhe nuk ka më kamata rrjedhëse që rrezikojnë komunën.
Gjate ditës së shtunë Kryesia e lartë e BDI-së e udhëhequr nga kryetari i Ali Ahmeti ishte në vizite te Komunës se Zhelinës ku me këtë rast vizituan disa vendbanime te kësaj komune në të cilat është punuar gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare sa udhëheq me këtë komune kuadër i kësaj partie z.Fatmir Izairi. Gjatë vizitës u përfshin këto fshatra: Strimnic, Sedllareve, NovoSelle, Llerc, Pallatice dhe Zheline ku edhe u shtrua darka solemne me rastin e 1 vjetorit te mandatit te kryetarit te komunës Fatmir Izairi.
Fjalimi i kryetarit Izairi në manifestimin e 1 vjetorit te mandatit
Integrale
Pranova mandatin pas rezultatit të zgjedhjeve të marsit v. 2009, për Kryetar të Komunës së Zhelinës edhe ate me 13 prill . Atë kohë trashëgova një komunë te sëmurë edhe ate me karcinom i cili sapo kishte nisur te lëshon metastazat e veta. Ishte me të vërtetë një situatë e çuditshme, një havari e paparë që edhe mua vet më dukej se nuk do të ketë zgjidhje tjetër dhe do të jemi të obliguar që komunën ta shpallim si financiarisht jo stabile apo jo stabilitet financiar dhe me te të menaxhojnë strukturat tjera të parapara me Ligj.

Kur them një havari apo situatë e çuditshme patjetër e kam të ceki se trashëguam një komunë në të cilën mungonte gjithçka, mungonte komunikimi telefonik qoftë celulare apo fiks, mungonte komunikimi me internet, na ishin të ndaluara shërbimet postale apo thjeshtë thënë një izolim total. Poashtu kishin tërhequr vërejtjen se së shpejti do të ndërpritet edhe rryma elektrike. Brenda në komunë situatë e brishtë rreth pajisjeve teknike dhe kompjuterëve si dhe të rrezikuar shkaku i mos pagesës te softverëve të ndërpriten edhe programet. Nga ndërmarrja e cila furnizoheshim me letër, toner dhe materiale tjera harxhuese poashtu ishim të bllokuar dhe nuk mund të furnizoheshim edhe me ta.
Borxhi bazë i komunës ishte rret 77 milion denarë dhe reth 18 milion kamata rrjedhëse dhe këta kamata për cdo ditë shtoheshin dhe rrezikonin ekzistencën e komunës.
Gjithsej ishim të bllokuar nga mbi 15 kompani private që i dinim dhe për çdo ditë na arinin informata të shkruara apo gojore nga ndërmarjet tjera se do të ngrenë aktpadi për shkak të obligimeve që kemi ndaj tyre.
Poashtu na mungonin edhe mjetet transportuese pasi që vetura e atëhershme Audi i kishte të pa paguara reth 18 rata dhe kishim letër të shkruar se nëse nuk e paguajm borxhin ndaj kompanisë së lizingut do ta konfiskojnë veturën. Në pamundësi për pagesë të borxhit aso kohe vetura na u konfiskua nga ana e kompanisë euro lizing.
Megjithatë ne arritëm të bëjmë edhe të pamundurën, u ofruam qytetarëve të gjitha shërbimet e nevojshme rreth sigurimit te dokumentacioneve, lejeve të ndërtimit, nevojat të tjera që komuna obligohet tu jep atyre. Venduam në shërbim edhe veturën, telefonat dhe shumëçka tjetër private që ishte e nevojshme vetëm e vetëm që mos komprometohemi dhe te kryejmë obligimin e premtuar ndaj qytetarëve.
Pas një periudhe 2-3 mujore kërkuam nga Gjyqi Themelor në Tetovë që të cakton një limit për nevojat elementare të komunës pasi që vlerësuam se me pa të drejtë jemi të bllokuar dhe kjo edhe ndodhi, mirëpo shumë shpejtë Gjyqi i Apelacionit në Gostivar rrëzoi këtë Vendim të gjyqit themelorë në Tetovë dhe komuna përsëri mbeti e bllokuar.
Sot pas një viti kemi një situatë krejt ndryshe. Kemi xhiro llogari të debllokuar dhe borxhi i komunës është reth 67 milion dhe asnjë procedurë gjyqësore të hapur që do të thotë se ky borxh ështe fiks dhe nuk ka më kamata rrjedhëse që rrezikojnë komunën. Kjo u arrit si rezultat i pagesës reth 10 milion denarë të borxheve dhe si rezultat i marrëveshjes time me Ndërmarjet të cilave u kishim më shumë borxh dhe me të cilat arritëm mirëkuptim që të tërheqin një pjesë të kamatavë apo të falin një pjesë të borxhit. Sot bllokimi i xhiro llogarisë së komunës më i takon të së kaluarës pasi që me Vendim të Qeverisë, komunës se Zhelinës i janë ndarë 12 milion denarë kredi afatgjate dhe ne do të arijmë që ti respektojmë marëveshjet.
Këtu patjetër më duhet të përmend mirkuptimin nga ana e Ndërmarrjes ,,Golec Trans,, të cilit nuk do të mund tia realizojmë rreth 50% të shumës sipas marrëveshjes, mirëpo përsëri kemi ra në ujdi që i njëjti nuk do të bllokon zh.llogarin e komunës.
Edhe pse më lartë përshkruajtëm një situatë tejet të tendosur të komunës, prap se prap nuk mungoi aktiviteti jonë reth punëve në teren.
-Sot kemi një ndriçim publik funksional dhe të aftësuar në të gjithë vendbanimet e komunës tonë, kurse para një viti jemi dëshmitarë të gjithë se egzistonte në havari në rrjetin e ndriçimit publik.
-Hapem kanalin për gypin e ujësjellësit deri te shkolla në fshatin Sallarevë dhe përgatitem rrugën për bekatonizim dhe për të njejtën ndamë reth 2300 m2 bekaton pllaka.
-Tamponim dhe sanim i gropave ne rrugën në f.Llukavicë.
-Në fshatin Llërcë investuam reth 200 m3 tampon dhe 1000 m2 bekaton pllaka.
-Investim në zgjerimin e rrugëve në f.Sedllarevë, f.Merovë dhe f.Leshnicë e epërme.
-Me mjete të siguruara nga ana e Ministrisë së shëndetësisë u ndërtua ambullanta në f.Merovë dhe hartimi i Projektit nga ana e EVN për ndërtim të trafës për të vënduar në funksion rrjetin e ndërtuar të ujësjellsit.
-Tamponizim dhe rikonstruim i rrugës që lidh f.Ciflik dhe f.Debërcë.
-Bekatonizim i një pjese të rrugës në f.Novosellë në sipërfaqe reth 1100 m2 si dhe së shpejti do të fillon ndëritmi i shkollës fillore pasi që ky Vendim ka kaluar edhe në buxhetin e vitit 2010 të Qeverisë kurse nga ana jonë janë siguruar të gjithë dokumantacionet e nevojshme duke përfshirë edhe dokumentacionin planor lokal të aprovuar nga ana e Byros për planifikim hapsinorë dhe Ministria e transportit dhe lidhjeve.
-Përgaditja e terenit për fushë sporti në f.Dobërcë dhe miratimi i Vendimit për ndërtimin e kësaj fushe nga ana e Agjencionit për rini sport dhe kulturë.
-Ndërtimi i fazës së dytë përfundimtare të ujsjellsit në fshatin Strimnicë me mjete të ndara nga Ministria e mjedisit jetësore dhe planifikimit hapsinor.
-Fillimi i ndërtimit të shkollës fillore në f.Leshnicë e epërme me mjete të ndara nga Ministria e arsimit, Buxheti i komunës dhe Buxheti i shkollës.
-Zgjerimi dhe plotsimi i Projektit të kanalizimit dhe ujësjellsit në f.Zhelinë i cili në vete përfshin edhe Projektin e kanalizimit dhe ujësjellsit të f.Leshnicë e poshtme.
-Dhënja e betonit në f.Trebosh për ndërtimin e murrit mbrojtës.
-Kofinancim i 850 m2 pllaka të bekatonit në f.Pallaticë, ndërtim i urrës si dhe rrugës alternative në të njejtin vendbanim.
-Ndryshim, plotësimi dhe hartimi i projekteve të reja për kanalizim dhe ujësjellës në një projekt të përbashkët për vendbanimet: Pallaticë, Trebosh dhe Uzurmisht me mjete të siguruara nga B.ZH.B.R.
-Hapja e ankandit për ndërtim të një pjese të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellsit me gjatsi prej 3000 m në f.Pallaticë. Materialet për ndërtimin e këtij rrjeti janë të furnizuara me mjete nga ana e Ministrisë së ekologjisë, Ministrisë së financave (zv.Kryeministri A.Ademi),vetkontribut i qytetarëve dhe Buxheti i komunës.Puna reth ndërtimit të këtij rrjeti do të vazhdoj së shpëjti me regullimin e kushteve klimatike dhe kjo rrugë menjëherë do të asfaltohet me mjete të ndara nga Agjencioni shtetërorë për rrugë .
-Për vazhdim ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellsit në f.Pallaticë dhe Trebosh është i hapur ankandi për furnizim të materialeve për një gjatësi reth 2000 m.Ky Projekt do të vazhdon edhe më tutje dhe shpresojmë deri në fund të mandatit edhe ta kryejmë.
-Vendimi i sjellë nga ana jonë për pagesë për kyçje për kanalizim dhe ujësjellës dha edhe rezulltatet e para. Në fshatin Zhelinë prej vitit 2003 deri në marjen e mandatit ishin realizuar reth 3000 m rrjet të kanalizimit dhe ujësjellsit kurse ne për një vit kemi arritur të ndërtojmë rrjet kanalizimi dhe ujësjellsi me gjatësi prej 4000 m., një pjesë e gypave të ujësjellësit me gjatësi prej 2500 m. janë të siguruara nga ana e Min.të mjedisit jetësorë, poashtu nga kjo Ministri u bë edhe pastrimi i shtratit të lumit Vardar te Ura e gurit.
-Me mjete të siguruara nëpërmjet Qendrës për ZH.B.R.J po nga e njejta kemi hapur ankandin për urbanizim të rreth 130 hektar tokë ndërtimore në zonen industriale dhe një pjesë të siperfaqes që ndodhet mbi rrugën që lidh qendrën e Zhelinës me rrugën regjionale.
-Hartimi dhe aplikimi i 5 projekteve në Agjencionin për rrugë për ndërtim të rrugëve: 2 në f.Zhelinë edhe ate rruga që lidh qendren e fshatit me rrugen regjionale, rruga reth stadionit, rruga qe lidh f.Zhelinë dhe f.Leshnicë e poshtme, rruga prej rrugës magjistrale deri në f.Dobërcë dhe rruga qe lidh f.Dobërcë-Çiflik.
-Finalizim i punëve reth ndërtimit të stadionit të fudbollit në fshatin Zhelinë.
-Ndryshim plotësimi i Projektit të ujësjellsit dhe projektit të kanalizimit përshtatur ndryshimeve apo zgjerimit të vendbanimit Zhelinë.
-Mirëmbatja dimërore e rrugëve në komunën tonë këtë vit me dhënien e ankandit 6 ndërmarjeve private u tregua shumë e suksesshme pasi që pastrimi i rrugëve bëhej në kohë të duhur dhe pa vonesë.
-Themeluam Ndërmajren publike komunale dhe e njejta është duke kryer me sukses punën reth hartimit të projekteve mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbrimit si dhe ndërtimin e infrastrukturës.
-Shumica e Bashkësive vendore në komunë diku reth 8 vite apo 2 mandate nuk kishin bërë zgjedhjet vendore dhe ne tani kemi arritur që këto zgjedhje ti bëjmë në 15 vendbanime.
-Në bashkëpunim me qytetarët u bë pastrami i Deponive të egra dhe i kanaleve në 15 vendbanime të komunës tonë me datë 27, 28 mars dhe 3,4 prill v.2010.
-Në bashkëpunim me EVN-në bëmë ndërimin e shtyllave në disa vendbanime si dhe dukshëm u përmirësua intenziteti i rrymës në disa vendbanime të dervenit.
-Morëm në pronësi të komunës largëpërçuesin me gjatësi rreth 3 kilometra, i cili do të jetë shumë i nevojshëm për zonën industriale si dhe për përforcimin e mëtutjeshëm të intenzitetit të rrymës për vendbanimet e dërvenit.
Jemi shumë aktiv në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve rreth pagesës së taksave dhe tatimeve të ndryshme pasi që këta janë mjete vetanake të komunës dhe grumbullimi i tyre na bën një ambient më të mirë të të gjithë neve.Në këtë drejtim kemi dhe një rritje të vogël në lidhje me pagesën e tatimeve. Është në fuqi Vendimi për ulje, për 50% të pagesave për tatim të objekteve afariste, për banim dhe objekteve tjera, i cili ka ndikuar për rritjen e grumbullimit të tatimeve.

Dhe në fund dje pikërisht në nji vjetorin e mandatit tim mora informatë gojore nga Ministria e pushtetit lokal se Komuna në bazë Regullores së punës dhe pas debllokimit të zh.llogarisë, plotëson kushtet për fazën e dytë të decentralizimit dhe kjo do të arihet gjatë muajit qershor, kështu që bëra që qytetarët Ju dhe ne, të jemi të barabartë me shumicën e komunave në R.e Maqedonisë.
Pa dyshim që për realizimin e këtyre Projekteve kemi pasur përkrahje permanente nga Qeveria apo funksionarët e lartë partiak të BDI-së si participient në Qeveri.Në këtë drejtim do të veçoja kontributin e Min.së mjedisit jetësorë z.Nexhadi Jakupi, pasiqë siç është cekur edhe më lartë një pjesë bukur e madhe e projekteve janë të finansuara nga dikasteri që drejton ai, mandej nuk duhet haruar bashkëpunimin dhe transparencën e nënkryetarit z.Nevzat Bejta dhe kur i palodhur dhe çdo herë i gatshëm për përkrahje, mirkuptim dhe komunikim i respektuari Kryetari i Bashkimit demokratik për integrim z.Ali Ahmeti.
Raporti i lartëpërmendur së bashku me reagimin e të punësuarëve në administratë si dhe reagimin e Ndërmarjeve afarist,e le të shërbejë si demant për akuzat e para disa ditëve, se Kryetari i komunës nuk ka realizuar asgjë dhe është i pa aftë për të menaxhuar me Komunën.
Pasi që tani jemi në një situatë krejt tjetër dhe shumë më të volitshme, ne edhe mëtutje nuk do të meremi me akuza boshe dhe të pa baza dhe shpresojmë që në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë dhe së bashku do të ecim drejtë sukseseve më të mëdha.
Poashtu Unë si Kryetar i komunës së Zhelinës i falemenderoj afaristët e Komunës së Zhelinës, posaçërisht atyre që veprojnë në f.Zhelinë, për përkrahjen permanente që kanë dhënë duke filluar prej periudhës ende pa me qenë unë Kryetarë, ku me vetë iniciativë kanë kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë teritorin e komunës dhe sidomos në periudhën gjatë vitit më të rëndë të jetës time menaxhim me komunën.
Veçanërisht i falemenderoj që manifestimi solemn i kësaj nate u mbulua financiarisht nga ana e tyre.
Me respekt,
K R Y E T A R I
Fatmir Izairi