E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e theksoi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i Agjencisë për komunikime elektronike Marjan Pejoski duke iu referuar të dhënave nga Raporti i AKE për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në kuartalin e katërt të vitit të kaluar dhe i rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik për gjendjen e këtij tregu në periudhën 2009- mars 2010 i zbatuar për nevojat e Agjencisë.
Interneti prinė nė komunikim











Numri i parapaguesve të telefonisë fikse në Maqedoni është në rënie, stagnon te ata të telefonisë celulare, ndërsa rritje ka tek interneti. Shfrytëzuesit e telefonit celular dhe fiks janë të ndjeshëm në çmimet gjatë zgjedhjes së operatorit, por në përgjithësi janë të kënaqur nga çmimet momentale dhe cilësia e shërbimeve.

Këtë e theksoi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i Agjencisë për komunikime elektronike Marjan Pejoski duke iu referuar të dhënave nga Raporti i AKE për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në kuartalin e katërt të vitit të kaluar dhe i rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik për gjendjen e këtij tregu në periudhën 2009- mars 2010 i zbatuar për nevojat e Agjencisë.

Sipas raportit, në kuartalin e katërt në raport me të tretin ka pasur dy për qind më pak parapagues në telefoninë fikse, por edhe për dy për qind më shumë qytetarë të cilët e kanë ndryshuar operatorin fiks.

Për 67 për qind nga të anketuarit rritja e çmimit për shfrytëzimin e telefonit fiks për 10 për qind është kusht i mjaftueshëm për ndryshimin e operatorit.

Në telefoninë mobile në kuartalin e katërt vitin e kaluar pentracioni ka qenë 95 për qind, ose për një për qind më pak nga ajo që është regjistruar në kuartalin e tretë. Në gjithsej 1.943.216 shfrytëzues të regjistruar të telefonit celular në shtet pjesëmarrja e T-Mobile është 62,57 për qind, e ONE me 21,80 për qind, si dhe 15,63 për qind e operatorit VIP i cili në mënyrë konstante shënon rritje.

Mundësinë për transferinimin e numrit deri më tani e kanë shfrytëzuar 22.994 parapagues të telefonisë fikse dhe 10.366 të asaj celulare.

Në telefon celular qytetarët në muaj mesatarisht flasin nga 107 minuta, nga të cilët 94 në rrjetet e tyre, 10 drejt rrjeteve të tjera celulare, dy drejt rrjeteve fikse dhe nga një minutë jashtë vendit, ku zakonisht komunikojnë me SMS porosi. Në telefoninë fikse bisedat mestarae mujore zgjasin 180 minuta, gjegjësisht 139 në rrejtin e tyre, 27 drejt rrjeteve të tjera fikse, 14 drejt rrjeteve celulare dhe nga pesë minuta drejt rrjeteve jashtë vendit.

Raporti i AKE tregon edhe për vazhdimin e trendit për pjesëmarrjen e rritur të operatorëve alternativë në telefoninë fikse. Është evidentuar pakësimi i shfrytëzuesve të internetit përmes qasjes fikse, dhe rritje e atyre me shtrirje të gjerë, të cilin e shfrytëzojnë 39 për qind e amvisërive.

Në transmetimin e TV përmbajtjeve në kuartalin e katërt të vitit të kaluar AKE evidentoi 87,18 për qind e shfrytëzuesve e televizionit kabllovik, si dhe 7,12 e IPTV, 5,15 për qind e DVB - T dhe 0,55 për qind e televizionit satelitor.

Publikuar: 20.04.2010 | 02:36
Lexuar: 802 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime