E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga aeroporti informojnë se në ditët e kaluara për shkak rrezikut nga reja e hirit vullkanik në Islandë ishin bllokuar fluturimet nga Evropa drejt Shkupit dhe anasjelltas.
Aeroporti i Shkupit, Ohrit, Prishtinės dhe Tiranės tė hapur pėr qarkullim









Aeroporti i Shkupit "Aleksandar Madh" është i hapur për qarkullim. Aterimi i parë për sot është paralajmëruar nga Vjena në orën 12 e 30 minuta, ndërsa nga orët e hershme të mëngjesit janë realizuar fluturimet Shkup - Beograd dhe Shkup - Podgoricë.

Nga aeroporti informojnë se në ditët e kaluara për shkak rrezikut nga reja e hirit vullkanik në Islandë ishin bllokuar fluturimet nga Evropa drejt Shkupit dhe anasjelltas.

Aeroporti i Ohrit "Apostolë Pavle", është i hapur për qarkullim, por deri ditën e shtunë nuk janë planifikuar fluturime

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijojnë fluturimet vetëm në 5 destinacione, Romë, Vjenë, Stamboll, Athinë dhe Bari.

Burime zyrtare të TIA-s bënë të ditur sot (e martë) për ATSH-në se të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anulluara deri në një njoftim të dytë.

Gjatë ditës së djeshme Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi se kanë operuar 8 fluturime drejt destinacioneve të Barit, Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. "Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre", thanë burimet, duke shtuar se TIA do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera.

Ministrat e Transporteve të vendeve të BE kanë arritur dje, gjate një takimi në Bruksel, një marrëveshje për hapjen e korridoreve dhe hapësirave ajrore "të sigurta", për të mundësuar ngritjen e avionëve.

Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha kompanive që menaxhojnë aeroportet ndërkombëtare. Edhe aeroporti i Rinasit ka nisur prej dites se djeshme fluturimet vetëm në 5 destinacione, 2 prej te cilave me Italine si dhe me Vjenën, Stambollin dhe Athinën.

Kreu i Autoritetit Civil Ajror, Ervin Mazniku, bëri të ditur dje se hapësira ajrore shqiptare nuk është prekur nga reja vullkanike, por shtoi se mbyllja e hapësirës ajrore shqiptare ishte një masë paraprake parandaluese, të cilën Autoriteti i Aviacionit Civil mori në funksion të sigurisë.

Ai deklaroi dje se, pasagjerët që zgjodhën rrugë të tjera udhëtimi pas kaosit për shkak të vullkanit në Islandë, do të dëmshpërblehen nga kompanitë ajrore


Rihapet Aeroporti i Prishtines

Mbrëmë zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës patën njoftuar për anulimin e të gjitha fluturimeve dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit prej orës 22:00 të ditës së martë e deri në orën 12:00 të ditës së sotme.
Mirëpo të dhënat nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë dëshmuar se gjendja pat filluar të normalizohet pas mbylljes së parë të aeroportit.

Gjatë ditës së martë janë realizuar fluturimet nga shtetet ku kushtet atmosferike kanë lejuar dhe nga 13 fluturime sa ishin paraparë të zhvillohen, janë kryer 8 sosh.
Fillimin e punës së aeroportit e konfirmuar për Radio Kosovën edhe përfaqësuesit e agjencisë turistike Malësia Raisen.

Edhe në disa pjesë të Evropës veriore kanë filluar gradualisht te fluturojnë aeroplanët pasi u ndalën si pasojë e hirit vullkanik. Por gjendja vazhdon te mbetet kaotike ne shumicën e aeroporteve evropiane.
Shumë shoqëri ajrore gjermane rifilluan pjesërisht punën, në radhë të parë për të risjellë në atdhe turistët që kishin mbetur në lokalitetet e pushimeve.

Autoriteti evropian për sigurinë ajrore Eurocontrol, pret që të mund të kryhen rreth gjysma e lidhjeve të planifikuara. Në të njëjtën kohë duhen pritur edhe më tej kufizime pasi hiri vullkanor në hapësirë paraqet ende rrezik në veriperëndim të Evropës. Por në përgjithësi udhëtimi ajror ka vazhduar të mosfunksionojë në të gjithë kontinentin.

Hapësira ajrore britanike ka vazhduar të jetë kryesisht e mbyllur me shumicën e aeroporteve të mëdha përreth Londrës që nuk janë hapur fare. Aeroplanët e parë ateruan në aeroportin Heathrow të Londrës, pas disa ditë bllokade për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda. British Airways tha se shpreson që të aterojnë edhe 24 aeroplanë tjerë nga SHBA, Afrika dhe Azia. Gjermania dhe Irlanda kanë vazhduar kufizime të rënda në fluturimet e tyre. Por ka patur disa fluturime nga Parisi dhe Amsterdami edhe më në jug, në Itali, Spanjë dhe Turqi ku aeroportet kanë funksionuar.


Publikuar: 20.04.2010 | 14:59
Lexuar: 1244 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime