"Si vend kryesues me BE-në do të mundej të paralajmërojë datë për fillimin e bisedimeve qasëse. Për këtë angazhohemi dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë.Tërë energjinë tonë, vendosshmërinë dhe kapacitetin do ta vendosim në shërbim të hapjes së negociatave. Jemi të bindur se kjo mund të ndodhë para fundit të presidencës spanjolle", tha Moratinos.
Maqedonia do të mundej të fitojë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në gjatë kohës së presidencës spanjolle, ndërsa Spanja do ta investojë tërë energjinë e saj që kjo të bëhet realitet, deklaroi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Migel Anhel Moratinos në press-konferencën e sotme të përbashkët në Shkup me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
"Si vend kryesues me BE-në do të mundej të paralajmërojë datë për fillimin e bisedimeve qasëse. Për këtë angazhohemi dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë.Tërë energjinë tonë, vendosshmërinë dhe kapacitetin do ta vendosim në shërbim të hapjes së negociatave. Jemi të bindur se kjo mund të ndodhë para fundit të presidencës spanjolle", tha Moratinos.
Optimizmi i këtillë, siç theksoi, i detyrohet kënaqësisë nga aktivitet e përgatitura të institucioneve dhe autoriteteve në vend, duke shprehur besimin se ky vit 2010 do të jetë i mirë për integrimet e Maqedonisë edhe në BE edhe në NATO.
Në lidhje me kontestin për emrin, shefi i diplomacisë spanjolle theksoi se është i inkurajuar nga investimet e palës së Maqedonisë dhe të Qeverisë greke për tejkalimin përfundimtar të këtij, siç thotë, problem kontravers.
Ministri Milloshoski theksoi se integrimet e BE-së janë fuqia lëvizëse e Maqedonisë dhe se vendi po ndjehet i gatshëm që t'i fillojë bisedimet për anëtarësimin në Union. Në këtë kontekst ekziston edhe vullneti politik që të intensifikohen bisedimet me Greqinë për emrin.
"Në interes të Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe të Bashkimit Evropian është që Maqedonia sa më parë t'i fillojë bisedimet për integrimin në Union. Kjo është në interes edhe të vetë rajonit për shkak se me këtë BE-ja do të dërgojë sinjal pozitiv edhe për të gjitha vendet e tjera në rajon", tha Milloshoski.
Moratinos sot në Shkup do të ketë fjalim para Këshillit nacional për eurointegrime, por do të takohet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov, me kryeministrin Nikola Gruevski dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Vasko Naumovski./mia/