Në suaza të aksionit "Metastaza" janë arrestuar 33 persona, ndërsa katër të tjerë nuk janë gjetur. Janë kryer bastisje nëpër shtëpitë dhe hapësirat zyrtare të gjithsejt 15 personave të paraqitur, ndërsa tek tre prej tyre është gjetur një shumë e madhe e parave. Është gjetur dhe është marrë dokumentacion, kompjuterë, aparate telefonike dhe lëndë të tjera
Policia në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar parashtroi padi penale kundër 37 personave të identifikuar, të dyshimtë për krim dhe malverzime lidhur me përfitimin e së drejtës së shfrytëzimit të pensioneve invalidore.
Në suaza të aksionit "Metastaza" janë arrestuar 33 persona, ndërsa katër të tjerë nuk janë gjetur. Janë kryer bastisje nëpër shtëpitë dhe hapësirat zyrtare të gjithsejt 15 personave të paraqitur, ndërsa tek tre prej tyre është gjetur një shumë e madhe e parave. Është gjetur dhe është marrë dokumentacion, kompjuterë, aparate telefonike dhe lëndë të tjera.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski informoi sot se deri më tani janë idenifikuar edhe 57 kërkues të pensioneve invalidore, 26 prej të cilëve tashmë e kanë realizuar të drejtën e pensionit invalidor (20 persona pension të përkohshëm dhe 6 persona - të plotë), 10 prej tyre kanë marrë vendim, por të njëjtëve nuk u janë procesuar në njësitë rajonale të FSPI-së. Për 21 kërkues procedura për marrjen e pensionit invalidor ende është në procedurë. Sipas tij, ekzistojnë njohuri për keqpërdorime të bëra edhe në 200 lëndë të tjera të kërkuesve të pensioneve invalidore të cilat do të jenë lëndë e hetimit të mëtutjeshëm me qëllim të sigurimit të fakteve për personat e involvuar, vlerën e dobisë së realizuar pronësore në mënyrë joligjore dhe dëmin e shkaktuar ndaj FSPI-së.
Në mesin e të arrestuarve, të dyshimtë për shoqërim kriminel, të bërë për kryerjen e veprave kriminale "keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare", "marrje e ryshfetit" dhe "falsifikim i dokumentit", janë edhe kryetarë dhe anëtarë të Komisioneve për përcaktimin e invaliditetit përkatësisht paaftësisë për punë (Komisioni revizioner dhe i Shkallës së parë). Në grupin kriminel ishin edhe 17 mjekë nga disa ente publike dhe private shëndetësore, persona mjekësorë dhe persona - ndërmjetësues për gjetjen e kërkuesve të interesuar të pensioneve invalidore, persona të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar mjekësor. Në grup, me sistemim kierarkik, të gjithë kanë pasur edhe role të definuara në kryerjen e veprave penale. Secili në varshmëri të aktivitetit të cilin e ka kryer, ka marrë pjesë të caktuar nga shpërblimi në të holla prej 1.500 deri 4.000 euro të cilën e kanë paguar kërkuesit e pensioneve invalidore.
Anëtarët e grupit kriminel nga këta kërkues, deri tani kanë përfituar dobi pronësore prej rreth 165.000 eurove, ndërsa Fondit për SPIM i kanë shkaktuar dëm prej rreth 53.000 euro, para që tashmë u janë paguar atyre kërkuesve të cilët e kanë realizuar të drejtën e pensionit invalidor.
"Kompensimi në të holla është pranuar nga kërkues të interesuar të pensionit invalidor të cilët nuk kanë përmbushur kushte, por edhe kërkues të cilët i kanë përmbushur kushtet për marrjen e pensionit invalidor, e të cilëve me qëllim u është zvarritur procedura", sqaron Kotevski.
Si anëtarë të grupit, të ndjekur penalisht janë: S.J. (37), kardiolog i Klinikës për kardiologji dhe kryetar i Komisionit për revizion për përcaktimin e invaliditetit pranë MPPS-së dhe S.D. (52), neurokirurg në Klinikën për Neurologji dhe anëtar i Komisionti të njëjtë; L.V. (50) psikiatër në MPPS dhe kryetar i Komisionit për vlerësim të aftësisë punuese në shkallë të parë pranë FSPI-së dhe katër anëtarë të Komisionti të njëjtë, përndryshe mjekë të punësuar në MPPS - P.G. (58), L.A.-S. (53) nga Tetova, S.T. (54) nga Shkupi dhe L.P. (53) nga Kriva Pallanka. Më pas, gjithsejt 17 doktorë specialistë dhe mjekë: Z.B. (48) nga Shkupi, ortopedë në Klinikën për ortopedi, Gj.H.A (51) nga Shkupi, psikiatër në EPSH Spitali psikiatrik, O.M. (56) nga Shkupi, psikolog klinik në EPSH Spitali psikiatrik, J.B. (53) nga Shkupi, mjek në repartin intern në Spitalin Ushtarak, B.T. (50) nga Shkupi, kardiolog në Klinikën për Kardiologji, M.D. (49) nga Shkupi, neurolog në EPSH "Neurolab" Shkup, T.P. (53) nga Shkupi, ortoped në Klinikën ortopedike, I.B. (46) nga Strumica, neurolog në Klinikën për neurologji, A.J. (48) nga Shkupi, psikiatër në EPSH Spitali psikiatrik, V.P.(65) nga Shkupi, neuropsikiatër në EPSH Spitali i Kumanovës, F.T.(59) nga Shkupi, mjek-udhëheqës i terapisë fizikale pranë Spitalit ushtarak, L.G.(61) nga Shkupi, pulolog në Klinikën për Pulmologji, L.S.(57) nga Shkupi, rentgenolog, G.N.(46) nga Shkupi, neurolog në EPSH Poliklinika "Primed" Shkup, I.V.(54) nga Tetova, mjek në Spitalin për sëmundje të mushkërive "Leshkë", J.M.(53) nga Tetova, mjek në EPSH Spitali klinik-Tetovë, E.SH.(50) nga f.Veleshtë-Strugë, mjek në EPSH Spitali-Strugë, si dhe personat V.D.(45) nga Shkupi, punëtor administrate në EPSH "Spitali psikiatrik" dhe M.Z.(52) nga Shkupi, arkivist në FSPI, të gjithë të lartëpërmendurit janë lajmëruar për vepra të kryera "shoqërim kriminel" dhe "keqpërdorim i pozitës zyrtare".
L.B.(29), I.T (22) dhe D.B.(25) të gjithë nga Shkupi për vepra të kryera "shoqërim kriminel", "ndihmim" dhe "falsifikim i dokumenteve". A.K. (45) nga f. Gllumovë, Z.N. (53) nga Shkupi, teknik-laborant, i punësuar në Klinikën për transfuziologji, Zh.P.(62) nga Shkupi, Z.A.(55) nag Velesi, D.T.(64) nga Shkupi, R.V.(59) nga Velesi, M.A.(59) nga Shkupi dhe S.Z.(50) nga Shkupi për vepra të kryera penale "shoqërim kriminel" dhe "ndihmim". Krahas për veprat e lartëpërmendura penale, personat Z.B dhe Z.N. janë denoncuar edhe për vepër penale "marrje e ryshfetit".