Studiuesit mendojnë se ky hulumtim është emocionues për faktin se ai mund të çojë në zhvillimin e një soje të re me ndryshime molekulare për të luftuar obesitetin
Soja mund të ndihmojë për të humbur kilogramët e tepërta pasi ajo përmban dy proteina të cilat janë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të mbrojnë organizmin nga malcimi.
Ky është rezultati i një hulumtimi në University of Ilinois (SHBA), drejtuar nga dr.Elvira de Mejía. Ajo dhe kolegët e saj kanë ekzaminuar efektet ushqyesve të sojës në enzima dhe yndyrna.
Ne kemi zbuluar se soja e pasur në beta-conglycinins kufizon akumulimin e yndyrave në qelizë. Për më tepër, ne kemi identifikuar peptide specifike (proteina që ndihmojnë tretjen), thotë De Mejía. Përveç kësaj, hulumtimet e vazhdueshme, vunë në dukje se peptidet kanë aftësinë të luftojnë inflamacionin.
De Mejía shpjegon se soja përmban dy proteina anti-peshë që pengojnë akumulimin e yndyrës dhe mbrojnë organizmin nga inflamacioni.
Studiuesit mendojnë se ky hulumtim është emocionues për faktin se ai mund të çojë në zhvillimin e një soje të re me ndryshime molekulare për të luftuar obesitetin.