E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar se me ndryshimet e ligjit për energjetikë persona të caktuar nga partia në pushtet realizojnë fitime të larta.
LSDM-ja akuzon qeverinė pėr energjinė elektrike


Sipas LSDM-së Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe ELEM-i janë kampionë në realizimin e tenderëve të dyshimtë për importin e energjisë elektrike.
"I bëjmë thirrje Qeverisë të VMRO-DPMNE-së që të mos manipulojë me qytetarët duke thënë se vendi ka nevojë për importimin e energjisë së prishur, por këto fonde në vend se t'i përdorë për qëllime parazgjedhore ti përdorë për një pako masash për tejkalimin e varfërisë energjetike në vend", tha Jani Makraduli, nënkryetar i LSDM-së. Në pohimet e LSDM-së ka reaguar zëvendëskryeministri Zoran Stavreski, i cili ka thënë se importi varet vetëm nga ELEM-i, drejtori i së cilës, edhe pse ishte prezent me zëvendëskryeministrin, nuk e pa të udhës të reagojë.

"T’ua them të drejtën, kjo është çështje e ELEM-it dhe Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa Qeveria të hënën do ta shqyrtojë bilancin energjetik. Por, çdo furnizim i ri me energji elektrike bëhet për qytetarët. Normalisht duhet secili të dijë se mungesa e energjisë duhet të importohet. Besoj se këtë edhe LSDM-ja e ka të qartë", u shpreh Zoran Stavreski, zëvrendëskryeministër.

Makraduli shtoi se Qeveria në mënyrë arrogante i eliminon kërkesat e qytetarëve për t'i ndihmuar në pagesën e energjinë elektrike.
"Me buxhet prej 2.8 miliardë euro, është gjynah dhe turp që shteti 50.000 familjeve më të rrezikuara në vend nuk dëshiron që me 1000 denarë t'i ndihmojë në pagesën e energjisë elektrike.

Një gjë e tillë nuk do të jetë vetëm në Maqedoni sepse kështu është në gjith botën. Për fat të keq prioritet e kësaj Qeverie për shpenzimin e parave janë në reklama dhe aktivitete parazgjedhore", shtoi Makraduli.

Kompania shtetërore për prodhimin e energjisë ELEM në muajin nëntor shpalli tender për importimin e energjisë elektrike për nevojat e vendit, ndërsa ende pa i shpallu rezultatet para 1 jave shpalli tender me të cilën kërkon importim të energjisë së prishur.
Nevzat Mamuti

Publikuar: 21.12.2008 | 17:16
Lexuar: 463 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime