Krejt fusha, siç e shihni prej lartë bimë e tokë pjellore është mbytur krejt, uji vjen nga shiu pak por nga Mavrova është krejt. Këto shtëpi janë krejt në ujë, deklaroi një banor.
Lumi Vardar vazhdon të vërshojë vendbanimet rreth shtratit të tij. Nata e mbrëmshme ka qenë shqetësuese për banorët e fshatit Strimnicë të Komunës së Zhelinës. Dhjetëra shtëpi të mbushura me ujë dhe disa hektarë tokë pjellore janë vërshuar si pasojë e të reshurave të mbrëmshme. Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë urgjente nga organet kompetente.
Krejt fusha, siç e shihni prej lartë bimë e tokë pjellore është mbytur krejt, uji vjen nga shiu pak por nga Mavrova është krejt. Këto shtëpi janë krejt në ujë, deklaroi një banor.
Unë kam bë 76 vjet kaq ujë ska pas asnjëherë, vjen nga bjeshkët nga shiu, shtoi një banor tjetër.
Nga komuna e Zhelinës, kanë dalë në terren për verifikimin e situatës, ndërsa për seriozitetin e gjendjes kanë alarmuar dhe Qendrën për menaxhim me kriza.
Në këtë pjesë të poshtme këtu janë diku 20 shtëpi, mirëpo brenga më e madhe veç shtëpive është toka bujqësore e cila rregullisht dëmtohet dhe këto qytetarë janë të dëmtuar. Zgjidhjen e shohin tek rindërtimi rinovimi i shtratit të lumit Vardar dhe kujdesi i qytetarëve që të mos hedhin beton, mbeturina, se kujdesi i qytetarëve do ndihmonte shumë, theksoi Shaban Limani referent në Komunën e Zhelinës.
Sikurse komuna e Zhelinës po ashtu edhe banorët e fshatit Strimnicë, zgjidhjen e këtij problemi e shohin në thellimin e shtratit të lumit Vardar dhe jo vetëm në pastrimin e tij.
Bashkim Sulejmani