E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Mundësia për 'reagim të jashtëzakonshëm" i autoriteteve duhet të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për bllokimin e arteries kaq të rëndësishme për ekonominë botërore", deklaroi kryetari i asociacionit Roxher Dou.
Reja e hirit vullkanik mund t'i kushtojė ekonomisė amerikane 650 milionė dollarė












Problemi me trafikun ajror të shkaktuar nga reja me hirin vullkanik, mund t'i kushtojnë ekonomisë amerikane 650 milionë dollarë, kumtoi Asociacioni amerikan i udhëtarëve.

"Humbjet në ekonomi janë në mesatare 130 milionë dollarë në ditë dhe ilustrojnë deri në çfarë shkalle është e varur bota nga udhëtimet me qëllim të turizmit dhe biznesit", kumtoi asociacioni.

"Mundësia për 'reagim të jashtëzakonshëm" i autoriteteve duhet të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për bllokimin e arteries kaq të rëndësishme për ekonominë botërore", deklaroi kryetari i asociacionit Roxher Dou.

"Ekonomitë që ripërtërihen nga recesioni, nuk mund të lejojnë reagim të jashtëzakonshëm, e cila tërësisht do t'i ndërpejë udhëtimit", theksoi ai.

"Duke pasur parasysh test-fluturimet në ditët e kaluara, liderët evropianë duhet të pyeten nëse ato kufizime për udhëtimet me aeroplane ishin të domosdoshme", theksoi ai.

Fuluturimet e kompanive mes Evropës dhe SHBA-së në ditët e kaluara janë zvogëluar për 78 për qind dhe çdo fluturim mund të vlerësohet në 450.000 dollarë në mesatare për ekonominë nga ana e udhëtarëve.

Publikuar: 21.04.2010 | 15:00
Lexuar: 330 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime