E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kur vjen Vardari, shpesh ndodhin përmbytje të tilla. Sot, dje edhe pardje, situata është e njëjtë. Këtu kalojmë deri në 10 herë në ditë”, thotë një tjetër banor i Rashçes. Nga komuna e Sarajit thonë se po punohet në kapërcimin e situatës së tillë.
Vėrshimet bllokojnė fshatin Rashēe tė Sarajit









Këto janë pamjet në hyrje të fshatit Rashçe. Në këtë fshat, prej disa ditësh me radhë banorët nuk mund të përdorin rrugën kryesore për shkak të daljes së lumit Vardar nga shtrati. Ata janë të revoltuar për gjendjen e tillë dhe kërkojnë që problemi i përmbytjeve, të zgjidhet sa më shpejt.

“Ku të shkoj dhe si të shkoj, kjo është katastrofë. Kjo të ndodhë në shekullin XXI? Nuk e di....ku janë pushtetarët.... si të shkoj, ndodhin raste vdekje,.... fëmijët janë të sëmurë…Nuk e di si është gjendja, ja gjendja shihet nga vet pamja”, shprehet një banor i fshatit.

“Kur vjen Vardari, shpesh ndodhin përmbytje të tilla. Sot, dje edhe pardje, situata është e njëjtë. Këtu kalojmë deri në 10 herë në ditë”, thotë një tjetër banor i Rashçes.
Nga komuna e Sarajit thonë se po punohet në kapërcimin e situatës së tillë.

“Ne që nga dje kemi formuar një komision në kuadër të komunës dhe sot kanë qenë në vendngjarje dhe e përcjellin situatën, situata nuk është mirë, jemi në kontakt me institucionet përkatëse shpresojmë që edhe gjatë ditës së sotshme të bëjmë një komision të përbashkët, fillimisht edhe për vlerësimin e dëmeve por edhe për të tejkaluar situatën”, deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës Saraj.

Situata e përmbytjeve, është e ngjashme edhe në fshatin Radushë ku kryesisht janë përmbytur tokët bujqësore. Lumi Vardar këto ditë ka bërë dëme të mëdha edhe në rajonin e Tetovës ku u përmbytën rreth 500 hektarë tokë bujqësore si dhe 130 shtëpi.

Publikuar: 21.04.2010 | 19:44
Lexuar: 584 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime