Sipas Eminovskës, 73 për qind e romëve janë të papunë, 63 për qind jetojnë në pragun e varfërisë, kurse 40 për qind të moshës prej 15 deri 24 vjeç janë analfabetë. Pas protestës para Qeverisë ata u drejtuan para zyrës së Bashkimit Evropian.
Disa qindra studentë dhe qytetarë të mbështetur nga organizatat joqeveritare me marshin ne sotëm nga lagja e Shuto Orizares deri në ndërtesën e qeverisë protestuan kundër incidentit të javës së kaluar në tregun e Shutkës.
Ata akuzuan se shteti me praninë e madhe policore dhe aksionin për sekuestrimin e mallit të falsifikuar në treg që sipas tyre është burimi kryesor i ekzistencës së një numri të madh të banorëve, u përpoq që problemet afatgjata ti zgjidh për një orë.
Qeveria e Maqedonisë nuk arriti që të mundësojë kushte për punësim në mungesën e plotë të efikasitetit në luftën kundër varfërisë. Kërkojmë që qeveria të mos ndërmarrë masa ligjore ndaj kundër qytetarëve dhe pronarëve të mallit të sekuestruar.
Pas kësaj të angazhohen për uljen e varfërisë, të papunësisë dhe të analfabetizmit tek romët., tha Enisa Eminovska, nga Këshilli organizativ.
Sipas Eminovskës, 73 për qind e romëve janë të papunë, 63 për qind jetojnë në pragun e varfërisë, kurse 40 për qind të moshës prej 15 deri 24 vjeç janë analfabetë. Pas protestës para Qeverisë ata u drejtuan para zyrës së Bashkimit Evropian.
Incidenti në tregun e Shuto Orizares ndodhi më 15 prill kur inspektorët e tregut filluan aksionin për sekuestrimin e mallit të falsifikuar. Pas përfundimit të aksionit pati përplasje mes grupit të banorëve dhe pjesëtarëve të njësisë speciale të MPB-së, ku nga hedhja e gurëve u lënduan 17 policë. Jane Dimevski