E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deputetët kërkuan informata për atë se sa metra katrorë tokë ndërtimore është dhënë me qira, sa shfrytëzues kanë parashtruar kërkesë për marrje të tokës me qira, sa kushton metri katror, emrat e investuesve, sa marrëveshje janë bërë në katër sy, nëse do të prolongohet ndërtimi i objekteve ku investues është Qeveria e Republikës së Maqedonisë...
Miratohen ndryshimet e Ligjit pėr tokėn ndėrtimore, opozita kėrkon sqarime











Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën ndërtimore, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët e LSDM-së u deklaruan se nuk do të votojnë për ligjin. Ata kërkuan informata për atë se sa metra katrorë tokë ndërtimore është dhënë me qira, sa shfrytëzues kanë parashtruar kërkesë për marrje të tokës me qira, sa kushton metri katror, emrat e investuesve, sa marrëveshje janë bërë në katër sy, nëse do të prolongohet ndërtimi i objekteve ku investues është Qeveria e Republikës së Maqedonisë...

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Mihajllovski sqaroi se miratimi i ligjit del nga nevoja e harmonizimit të Ligjit për tokë ndërtimore dhe Ligjit për ndërtim lidhur me afatin për ndërtim të objekteve kur toka është dhënë nën marrjen afatgjate me qira. Ai theksoi se edhe një herë në Komisionin amë të Kuvendit për transport dhe lidhje është dorëzuar lista me parcela të dhëna me qira.

"Nuk kemi të drejtë të kumtojmë emra të qytetarëve, sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale", shtoi Mihajllvoski.

Pas përfundimit të mbledhjes së 100-të, Kuvendi vazhdoi me punë rreth rendit të ditës së mbledhjes së 98-të, ku duhet të diskutojnë për raportet vjetore për punë të Agjencisë për nëpunësa shtetëror, të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe të Drejtorisë për mbrojtjene të dhënave personale, për vitin 2009. Në rend dite janë edhe kërkesat për ofrimine interpretimit autentik të ennit 116 alinea 7 të Ligjit për marrëdhëniet e punës, parashtruar nga deputeti Vasko Shutarov dhe të nenit 17 dhe 17-a të Ligjit për planifikimin hapësinor dhe urbanistik, parashtruar nga kryetari i komunës së Dollnenit.

Me shterrjen e rendit të ditës të mbledhejs së 98-të duhet të vazhdojë mbledhja e 101-të, ku duhet të deklarohen për Propozimin për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor, si dhe për Propozim vendimin për emërimin e kryetarit të Komisionit për komunikime elektronike dhe propozimet për emërime të anëtarëve të Këshillit të Radiodifuzionit të Maqedonisë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim vendimet për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillave për ndarjen e çmimeve shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit", "11 tetori" dhe "Nëna Tereze".

Në rend dite janë edhe propozimi i vendimit për plotësim të vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera.

Kuvendi do t'i shqyrtojë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për denacionalizim, për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë parash, përbankat, për kambialet, për ndërmarrjen e shoqatave aksionare, si dhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për fondet investuese. Do të diskutohet edhe rreth propozim ligjeve për ndryshim të ligjeve për rrogat e gjykatësve, për rrogat e prokurorëve publik, për rrogat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik.

Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa propozim ligje në lexim të dytë dhe raporte vjetore të disa institucioneve./mia/

Publikuar: 21.04.2010 | 19:56
Lexuar: 651 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime