Gjatë qëndrimit të tyre në Parlamentin e Maqedonisë, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik u pritën nga nënkryetari i Parlamentit Rafis Aliti, me çrast u informuan lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në organin ligjdhënës, përfaqësimin e shqiptarëve në administratën e Parlamentit, si dhe mundësitë për kryerjen e punës praktike të studentëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Në seancën e djeshme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, në të cilën në rend dite ishte interpelanca për Ministrin e drejtësisë, Mihajlo Manevski, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik të USHT-së.
Kjo vizitë e studentëve të USHT-së, njëherësh ishte edhe e para e këtij lloji, që studentët të marrin pjesë në një seancë plenare të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë qëndrimit të tyre në Parlamentin e Maqedonisë, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Juridik u pritën nga nënkryetari i Parlamentit Rafis Aliti, me çrast u informuan lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në organin ligjdhënës, përfaqësimin e shqiptarëve në administratën e Parlamentit, si dhe mundësitë për kryerjen e punës praktike të studentëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Studentët, po ashtu u takuan edhe me zëvendës-sekretarin e Parlamentit, Afet Mahmuti, i cili edhe i shoqëroi studentët gjatë vizitës së tyre.