E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t'i shpërndarë demonstruesit të cilët tentonin ta djegin ndërtesën e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.
Trazira nė Sarajevė, lėndohen 37 persona











Në trazirat të cilat ndodhën gjatë protestës së shoqatave të luftëtarëve në Sarajevë janë lënduar 37 persona, ndërsa disa kabina policore janë djegur.

Nga të lënduarit, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në mesin e të lënduarve nuk ka policë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t'i shpërndarë demonstruesit të cilët tentonin ta djegin ndërtesën e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Trazirat shpërthyen pasi që kryeministri Mustafa Mujezinoviq nuk e plotësoi kërkesën e demonstruesve për t'iu drejtuar atyre në orën 13, pas çka populli i tubuar u nis drejt ndërtesës së Qeverisë së Federatës së BeH-së.

Protesta është organizuar nga Lidhja e bartësve të mirënjohjeve më të larta ushtarake, Lidhja e invalidëve të luftës, Organizata e martirëve dhe luftëtarëve të vdekur dhe Lidhjes së luftëtarëve të çmobilizuar. Ata kërkojnë dëmshpërblim ushtarak dhe kompnsim familjar si dhe miratim të Ligjit për luftëtarët e çmobilizuar dhe pagesë të kompensimit të mbetur.
Trazira në Sarajevë, lëndohen 37 persona

Publikuar: 21.04.2010 | 21:34
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime