Kryetari i komunës së Dibrës Argetim Fida, thotë se plani urbanistik për këtë tokë në komunën e tij është miratuar dhe është planifikuar ndërtimi i ndërtesave të universitetit, vendosjes së ndërmarrjeve publike, dhe një pjesë për zhvillim ekonomik. Megjithatë ai i kërkoi qeverisë për të reduktuar çmimin fillestar të tokës i cili është 50 euro për metër katror.
Ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski sot i gëzoi kryetarët e komunave që erdhën në takim te ai. Nga nëntori i këtij viti në shtatë komuna do të fillon ndërtimi i banesave të lira, që do të jenë për ushtarët profesionistë. Komunat Strumicë, Dibër, Kërçovë dhe Manastir, toka në të cilën gjenden objektet e ish-kazermave, do ti kenë në dispozicion për ndërtim komercial.
Kryetari i komunës së Dibrës Argetim Fida, thotë se plani urbanistik për këtë tokë në komunën e tij është miratuar dhe është planifikuar ndërtimi i ndërtesave të universitetit, vendosjes së ndërmarrjeve publike, dhe një pjesë për zhvillim ekonomik. Megjithatë ai i kërkoi qeverisë për të reduktuar çmimin fillestar të tokës i cili është 50 euro për metër katror.
Kryetarët njoftuan se planet për projekte do ti kenë gati në qershor, pastaj do të pasojnë ankande për tokën ndërtimore, ndërsa me ndërtim do të fillohet në fund të shtatorit.
Numri i saktë i banesave të oficerëve, siç njoftoi ministri Konjanovski do të dihet deri nesër kur do të përfundojë anketimi mes pjesëtarëve të ARM-së. Banesat do të jenë të madhësisë prej 35, 55 m2 deri në 75 m2, do të jenë më të lira se sa ato komerciale, sepse komunat kanë hequr dorë nga shpenzimet komunale.
Ushtarët do të jenë në gjendje që ti paguajnë me këste deri në 10 vjet, me pjesëmarrje prej 30 për qind, pa u llogaritur normat e interesit.