E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shehapi thotë se projekti që ofron BFI nuk plotëson asnjë kriter ligjor pasi iniciativa është marrë pa u konsultuar qendra që drejton ai. Ai shpjegon se ka përgatitur një projekt ideor për rindërtimin e xhamisë. Fondet janë siguruar nga komuna e Bursës e Turqisë në bashkëpunim me komunën e Çairit.
Shehapi: Rrėnim i Xhamisė Aresta, krim dhe akt i jashtėligjshėm











Krim dhe akt i jashtëligjshëm... Kështu drejtori i Qendrës nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore, Behixhudin Shehapi, e vlerëson rrënimin të ca pjesëve të mbetura të xhamisë Arasta në Çarshinë e Shkupit dhe vendosjen e gurthemeleve për rindërtimin e saj nga ana e BFI–së.

Shehapi thotë se projekti që ofron BFI nuk plotëson asnjë kriter ligjor pasi iniciativa është marrë pa u konsultuar qendra që drejton ai. Ai shpjegon se ka përgatitur një projekt ideor për rindërtimin e xhamisë. Fondet janë siguruar nga komuna e Bursës e Turqisë në bashkëpunim me komunën e Çairit. Para 5 muajsh kanë kërkuar edhe bashkëpunim e BFI–së në realizimin e projektit të tyre, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

“Ai projekt me të cilin disponon Këshilli iniciativ i institucionit fetar është projekt i cili nuk përmbush asnjë kriter konform ligjit, nuk ka kaluar asnjë procedurë, është një plagiatë dhe nuk duhet të lejohet që në këtë mënyrë të punohet në Çarshinë e Vjetër”, theksoi Shehapi.
Drejtori i Qendrës nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore, Behixhudin Shehapi

Shehapi thotë se nuk do të heq dorë nga projekti i tij që parashikon kthimin e pamjes autentike të xhamisë Arasta. Ky projekt i Qendrës për konservimin e trashëgimisë kulturore këtë vit është futur edhe në planin detal urbanistik në komunën e Çairit.
Por BFI nuk përfill këtë projekt dhe nesër do të vendos gurthemelet sipas një projekti të tyre.

“Pasnesër ne vëmë gurthemel të Arasta xhamisë. Ne si Bashkësi Islame nuk njohim askënd tjetër kënd”, tha dje kryetari i BFI–së, Sulejman Rexhepi.

“Nuk do të lejohet ky vollonterizëm e veçanërisht kur bëhet fjalë për një objekt i cili në vete përmban karakteristika mjaft kulminante të arkitekturës islame që në kohën e perandorisë osmane ka qenë dominante në këto treva. Hapat tona të mëtejmë do të jenë në funksion të kthimit të pamjes autentike të kësaj xhamie konform hulumtimeve tona dhe konform ligjit, të gjitha standardet janë respektuar ngase institucioni është në pyetje”, u shpreh drejtori i Qendrës nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore, Behixhudin Shehapi.

Xhamia Arasta daton nga shekulli 15. Për herë të parë është rindërtuar pas vitit 1689 pas një zjarri që kaploi tempullin, ndërsa është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1963 që goditi Shkupin. Mbetën pa u dëmtuar muret si dhe dyshemeja të cilat këtë fundjavë u rrafshuan me tokën me iniciativë të BFI–së.

Meral Ismaili, Alsat-M

Publikuar: 21.04.2010 | 21:52
Lexuar: 802 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
bekim (22/04/2010 22:52:13) saj perket,mua:me vjen mire,qe kjo xhami,do te rindertohet,e kush e nderton nuk me intereson fare.Dhasht Allahu ,qe gjitha xhamite,qe ka pas Shkupi,e qe tash nuk ekzistojn,,,te rindertohen.ju deshiroj shendet,te gjiteve qe lexojn komentin tim.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime