E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkësia etnike turke në Maqedoni ka festuar ditën e arsimin turk. Në këtë festë ka marrë pjesë edhe zv/kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi i cili në këtë rastë u shpreh se gjuha e një populli është gjëja më i shtrenjtë për secilin individ dhe pjesëtar të bashkësive etnike.
Festohet dita e arsimit turk nė Maqedoni








“Për Turqit të cilët jetojnë në Maqedoni, gjuha e tyre amtare është elementi më kryesor që i identifikon ato prej tjerëve me të gjithë veçoritë e veta. Përkrah veçorive tjera, gjuha e tyre është simboli që Turqit nga Maqedonia i bën të njohur para tjerëve, dhe njëkohësisht kjo gjuhë e begaton shumëngjyrësinë gjuhësor në Maqedoni”, deklaroi ai.

Ademi ka folur edhe për historikun e arsimit turk në Maqedoni. Ai tha se para 54 viteve, në Maqedoni u hap shkolla e parë në gjuhën turke. Prej atëherë e deri tani, u ballafaquam me shumë lëvizje të brendshme dhe prej ish Jugosllavisë u shëndrrua në shtet të pavarur.

U ndryshuan shumë gjëra në shtetin tonë dhe rreth saj, po një gjë mbeti e pandryshuar-ajo është përbërja e saj multietnike, multireligjioze dhe multikulturore. Nga ku rrjedh edhe e vërteta se në Maqedoni nuk u ndryshua e folmja e etniteteve që jetojnë këtu, ndër të është edhe gjuha turke, vlerësoi Ademi.

Zëvendëskryetari i Qeverisë duke folur për rëndësinë e gjuhës turke tha se gjuha turke për Maqedoninë ka rëndësi të madhe. Kjo gjuhë i mundëson Maqedonisë në mënyrë të drejtë të lexoj të kaluarën e saj kur të gjithë ne në Ballkan jetonim në një perandorinë Otomane. Gjegjësisht, gjuha turke është ajo që i mundëson Maqedonisë ta lexoj drejtë të kaluarën e saj, si dhe të ndërtoj të ardhmen e saj si dhe të projektojë atë.

Sot tha Ademi ne duhet të angazhohemi që të gjithë gjuhët që fliten në këtë shtet, të gjitha dallimet tona gjuhësore të kuptohen si përparësi për shtetin tonë dhe jo si fatkeqësi e saj. Domethënë, multietniteti të kuptohet si përparësi që i mundëson shtetit që më mirë të komunikojë me shtetet amë të etniteteve të këtushëm. Të ruhet vetëdija për respektimin e dallimeve, pra të kihet vetëdije se njerëzit nuk lindin që të jenë njësoj, por me dallimet e tyre ta ruajnë njerëzimin.

Gjuhët si mundësi e vetme për njerëzit të komunikojnë mes vete mund të jenë vetëm pasuri në një shtet dhe jo hendikep i saj. Nga këtu, ruajtja e gjuhës turke në Maqedoni, përmirësimi e kushteve që ajo gjuhë të jetë në përdorim çdo kund ku jetojnë pjesëtarë të kësaj bashkësie etnike është obligim i të gjitha institucioneve shtetërore.

Sepse përmirësimi i kushteve që edhe turqit ti ruajnë elementet e tyre etnike nuk është në të mirën e kësaj popullate, por është në të mirën e shtetit të përbashkët që jetojmë. Duke shikuar nga ky aspekt, edhe Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të kuptohet si mundësi e mirë të gjithë të jenë të integruar në Maqedoni, dhe të mos ketë të lënduar dhe të privilegjuar.

Për këtë arsye, të mos ketë gjuhë që është vënduar në nivel më të lart nga të tjerët, sepse në këtë botë asnjë mosmarrëveshje nuk del nga ajo se njerëzit flasin në gjuhë të ndryshme, por nga ajo se ndonjëri mendon se vetëm gjuha e tij është ajo që duhet ta flasin të gjithë të tjerët.


Mu për këtë shkak, ne në Maqedoni duhet të kuptojmë se shumë gjuhësia që flasin qytetarët e këtij shteti vetëm kontribuojnë më mirë të kuptohemi mes vete edhe me të tjerët dhe jo të kemi keqkuptime, porositi Ademi.




Publikuar: 21.12.2008 | 19:56
Lexuar: 1009 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime