"Është e mundur të bëhet edhe realizim më i shpejtë, por ideja e Qeverisë është që të mos përfshihet vetëm një energjens si në vendet në rajon, por më shumë energjensa.
Zëvendës-kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski paralajmëroi se nga muaji gusht, e më së voni nga shtatori i këtij viti do të fillojë realizimi i projektit për varfërinë energjetike sipas së cilit në secilin prej 58-të mijë rasteve të regjistruara sociale në Maqedoni do t'u paguhet nga 10 euro në vlerë të denarit nga llogaria për energjinë e shpenzuar elektrike.
"Është e mundur të bëhet edhe realizim më i shpejtë, por ideja e Qeverisë është që të mos përfshihet vetëm një energjens si në vendet në rajon, por më shumë energjensa. Ne dëshirojmë që kjo të zgjerohet edhe në ngrohje për të cilin shkak nxiten komplikime në sistem për arsye se duhet të ndryshohet softueri dhe sistemi i kontrollit. Për këtë shkak mund të ketë anulim të afatit për projektin për varfërinë energjetike, por nëse shikohet se anulimi do të jetë më i rëndësishëm do të koncetrohemi vetëm në një ose dy energjensa, e pastaj në të tjerët", deklaroi zëvendëskryeministri Peshevski pas takimit me gazetarët në Ministrinë e Ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, megjithatë, theksoi se vendosja e projektit për varfërinë energjetike dhe pagesa e një pjese të personave me rast social për energji elektrike është në sferën e liberalizimit të sektorit energjetik. Ai shtoi se në të ardhmen çmimet në çdo sektor do të bazohen në parimin tregtar me qëllim që të sigurohen investimet në sistem.
"Kjo është kyç për zhvillimin e sektorit energjetik në Maqedoni për shkak se vetëm përmes çmimit tregtar të energjisë elektrike dhe përfitimet që do të realizohen nga shitja e saj është i mundshëm realizimi i projekteve më të mëdha investuese në energjetikë", tha Besimi./mia/