E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë edicion pritet pjesëmarrje rekorde të ekipeve të kategorive U-11, U-13, U-15, U-17 dhe U-19 si dhe ekipe të femrave pa kufizim moshe nga të gjitha vendet ballkanike dhe vendet tjera si Maqedoni, Kosovë, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit ,Shqipëri, Turqi, Serbi, Greqi dhe vende tjera. Organizatori për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do ndaj nga një revistë e pergatitur enkas pë këtë edicion të 10-të jubilar.
Në hapjen e solemne të turnirin ishin 84 ekipe, dasma e madhe filloi
Startoi edicioni i 10-të jubilar i turneut ndërkombëtar të futbollit për kategoritë e reja“Vllaznimi 2014”

Shaban Sinani




Me moton “TË NDRYSHËM, POR TË BARABARTË” të enjten në Durrës në organizim të Shoqatës “Vllaznimi” dhe në bashkëpunim me Bashkin e Durrësit, Federatën Shqiptare e Futbollit, Klubi i futbollit “Teuta” dhe Komuna Rrashbullit startoi edicioni i 10-të jubilar i turneut ndërkombëtar të futbollit për kategoritë e reja “Vllaznimi 2014” që tradicionalisht mbahet nga data 25 qershor dhe do zgjas deri me 5 korrik . Në këtë edicion pritet pjesëmarrje rekorde të ekipeve të kategorive U-11, U-13, U-15, U-17 dhe U-19 si dhe ekipe të femrave pa kufizim moshe nga të gjitha vendet ballkanike dhe vendet tjera si Maqedoni, Kosovë, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit ,Shqipëri, Turqi, Serbi, Greqi dhe vende tjera.
Ekipet pjesëmarrëse do të qëndrojnë ne hotele pran plazhit ne Durrës dhe Golem. Ndeshjet do te luhen ne stadiumin e Durrësit, KF Besa dhe Shijak.
Hapja  solemne e turet Vllaznia Kup 2014


Në pjesën e parë të këtij turneu tradicional janë 84 ekipe të kategorive U-11, U-13 dhe U-15. Në këtë turne do të ndajnë drejtësi emra të njohur të referve nga Shqipëria , Maqedonia, Greqia, Kosova. Në mesin e atyre q ë do të ndajnë drejtësi janë edhe dy refere nga Maqedonia Vjollca Izeiri dhe Lumturie Asani.

referat

“ Është kënaqësia e imja dhe e Durrësit që në këtë turne tradicionale të futbollit për fëmijë të jenë bashkë fëmijë nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë. Që në fillim dua të theksojë se kjo është fitorja më e madhe për mua dhe për ekipet pjesëmarrëse të cilat e kanë pranuar ftesën tonë dhe janë prezentë këtu. Shpresojë se të gjithë së bashku do të ndajmë emocionet me cilësinë e futbollit që do të tregojnë fëmijët nga të gjitha viset e Ballkanit” tha Idriz Gashi ideatori i këtij turneu që me kënaqësi mund të themi është ndër tre më masovike në Evropë.

Këtë turnir e ka përkrahur edhe Liga Shqiptare e Futbollit në Austri me kryetarin Qani Sulejmani, pastaj mediet shqiptare në Maqedoni në radhë të parë TV Art Tetovë, Yllpress.com dhe Gazeta Lajm

Organizatori i këtij turniri për të gjithë ekipet pjesëmarrëse ka parapa edhe befasi të shumta vetëm e vetëm që ekipet të mbeten të kënaqur dhe të njoftohen më për së afërmi me mikpritjen dhe kulturën shqiptare .Turneu do te zgjasë nga data 25-06-2014 deri ne datën 5-07-2014.

Logo e turnirit

Publikuar: 26.06.2014 | 20:11
Lexuar: 1890 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime