E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Bëhet fjalë për mallra që janë konfiskuar në procedura të ndryshme (penale dhe kundërvajtës) nga organe të ndryshme të shtetit siç janë: gjykatat, dogana, policia pyjore dhe Inspektoratet e ndryshme.
Ahmeti: Pasuria e konfiskuar do të shitet


Pasuria e konfiskuar dhe grumbulluar vite me radhë në portofolin e Agjensionit për menaxhim me mallrat e konfiskuara së shpejti do të shitet në ankand publik, pas një vendimi të Qeverisë së Maqedonisëpër shitjen e tyre.

Kështu ka deklaruar drejtori i këtij institucioni Bashkim Ahmeti. Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për mallra të ndryshme që janë konfiskuar ku dhe njëherësh kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.

“Bëhet fjalë për mallra që janë konfiskuar në procedura të ndryshme (penale dhe kundërvajtës) nga organe të ndryshme të shtetit siç janë: gjykatat, dogana, policia pyjore dhe Inspektoratet e ndryshme.

Pas një plani që Agjensioni për menaxhim me mallrat e konfiskuara është duke e hartuar, dhe vlerësimit të mallrave nga vlerësues kompetentë, pritet që në muajt në vijim të shpallen edhe ankandet e para për shitjen e mallit të konfiskuar, si dhe patundshmërive që menaxhon ky Agjension, me ç’rast pritet që përfitimi për buxhetin shtetërorë të jetë disa miliona denarë”, ka thënë Ahmeti.

Nga Agjensioni njoftojnë se bëhet fjalë për pajisje të ndryshme, tekstil, mbathje, si dhe produkte të ndryshme joushqimore, por edhe patundshmëri në disa qytete të vendit. Ahmeti ka pohuar se ky institucion në bashkëpunim me institucionet tjera do te vazhdojnë edhe me shpërndarjen/dhurimin pa pagese të mallrave te caktuara për nevojat e rasteve sociale.

“Përkujtojmë se deri më tash Agjensioni në disa raste ka bërë shpërndarjen pa pagesë të mallrave te ndryshëm për organe të ndryshme të shtetit, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale ka bërë edhe shpërndarjen e mallrave për nevojat e rasteve sociale-kryesisht veshmbathje dhe pajisje amvisërie dhe orendi shtëpiake”, u shpreh drejtori Ahmeti.

Publikuar: 30.06.2014 | 11:59
Lexuar: 754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime