E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimin "Aktori i Evropës" midis shumë aktorëve ballkanik dhe evropian e ka marrë edhe aktori shqiptar i Teatrit shqiptar të Shkupit, Bajrush Mjaku.
Fillon festivali










Në Prespë, sot do të hapet Festivali internacional teatral i 12-të "Aktori i Evropës".

Në hapjen solemne të festivalit do të marrë pjesë edhe aktori kult Rade Sherbexhija nga Kroacia, i cili gjatë këtij viti është laureat i mirënjohjes prestigjioze "Aktori i Evropës 2014".

Festivali filloi në vitin 2003, nga ana e disa ëndërruesve ballkanik dhe evropianë, në frymën e mendimit të Zhan Monesë "Të ndërtohet Evropa do të thotë të ndërtohet paqe".

Pas shpalljes nga ana e Parlamentit Evropian të Liqenit të Prepës si park ndërkombëtar evropian midis Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Prespa u bë horizont i ri teatral i evropeizmit të Ballkanit.

Çmimin "Aktori i Evropës" midis shumë aktorëve ballkanik dhe evropian e ka marrë edhe aktori shqiptar i Teatrit shqiptar të Shkupit, Bajrush Mjaku.

Manifestimi mbahet në organizim të Liqen pa kufij, Universitetit për arte audiovizuale ESRA dhe Komunës së Resnjës, ndërsa me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 06.07.2014 | 12:36
Lexuar: 772 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime