E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Murakami, i vlerësuar nga kritikët si një ndër shkrimtarët modern më të mirë në botë, arriti të njihet gjithandej me romanet e tij “Norwegian Wood”, “1Q84”, “Kafka On The Shore”, etj. “Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage” do të lansohet në anglisht në javën e dytë të gushtit.
Murakami publikon një pjesë të librit të tij më të ri












Autori i mirënjohur japonez, Haruki Murakami, së shpejti do të lansojë në anglisht librin e tij më të ri, mirëpo para lansimit, ai ka publikuar një fragment nga libri me titull “Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage”.

Fragmenti i publikuar në “Slate”, shkruan Kosovalive, paraqet historinë e një njëzetë vjetari i cili tregon historinë që më parë ia kishte treguar i ati. Brenda historisë së tij, është një tjetër personazh i cili gjithashtu ofron një rrëfenjë të veten. Kështu, fragmenti na jep të kuptojmë natyrën e romanit të ri, narracionin dhe stilin e shkrimit, përmes të cilit nëkuptohet se historitë shkojnë duke ndryshuar, sa më shumë që i tregojmë ato.

Kjo dukuri, sipas narratorit të librit, nuk i ka ndodhur babait të tij, historia e të cilit ishte gjithnjë njëjta, sa herë që ai e tregonte, që i bie se ai padyshim e ka përjetuar atë. Fragmentin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu në faqen “Slate”.

Murakami, i vlerësuar nga kritikët si një ndër shkrimtarët modern më të mirë në botë, arriti të njihet gjithandej me romanet e tij “Norwegian Wood”, “1Q84”, “Kafka On The Shore”, etj. “Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage” do të lansohet në anglisht në javën e dytë të gushtit.

Publikuar: 01.08.2014 | 12:40
Lexuar: 822 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime