E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një lidhje telefonike me televizionin Ora News, sekretari përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka konfirmuar se skuadra është në dhomat e zhveshjes në pritje të udhëtimit drejt aeroportit.
Shulku: Skuadra u godit në dhomat e zhveshjes



“Skuadra kombëtare ndodhet akoma në dhomat e zhveshjes. Problemi qëndron te siguria jashtë stadiumit dhe jemi duke pritur që policia të na shoqërojë drejt aeroportit. Janë 60 tifozë shqiptarë që ndodhet në tribunën, do bashkohen me skuadrën për të udhëtuar me ne, janë nën ruajtjen e policisë. Lojtarët ishin shumë të rrezikuar në fushën e lojës, janë goditur dhe në tunelin e dhomave të zhveshjes nga policitë private që ishin angazhuar nga organizatorët. Në stadium ka shumë polici, jashtë po kërkohet shpërndarja e turmave. Rregullorja e UEFA në raste të tilla parashikon se automatikisht ndeshja ndërpritet dhe jepet në tavolinë me rezultatin 3-0”.

Këto minuta autobusët po afrohen drejt stadiumit dhe pritet që të vendoset se kur do të jetë momenti që tifozët dhe skuadra do të udhëtojë drejt aeroportit për të mbërritur në Tiranë në orët e ardhshme.

Publikuar: 15.10.2014 | 00:53
Lexuar: 657 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime