E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni Disiplinor i UEFA-së sot do të vendos për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u zhvillua javën e kaluan në Beograd, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2016.
Kurir: Ky është vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi – Shqipëri





Sipas gazetës serbe Kurir, Serbia do të fitojë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë, e cila u luajt javën e kaluar në Beograd.

Komisioni Disiplinor i UEFA-së sot do të vendos për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u zhvillua javën e kaluan në Beograd, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2016.

Kurse, një burim i gazetës serbe Kurir, ka mësuar fitorja do t’i takoj Serbisë me rezultat zyrtar 3:0, për shkak se UEFA nuk kërkon përsëritjen e ndeshjes që mund të ngjall tensione të tjera.

Kurse, Serbia pritet të dënohet me një ndeshje pa shikues për shkak të hyrjes së tifozëve në stadium, dhe do të gjobitet me deri në 300 mijë franga.

Ndërsa, Shqipëria do të humb ndeshjen pasi ka refuzuar ta vazhdoj ndeshjen, dhe do të gjobitet me 150 mijë franga për provokimeve politike që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

Publikuar: 23.10.2014 | 09:33
Lexuar: 653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime