E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banorët e këtij vendi, të cilët fshatin e tyre e quajnë "Sleepy Hollow", thonë se sëmundja u shfaq papritmas. Banorët dëshmojnë se në gjumë të thellë hyjnë të gjitha moshat – nga fëmijët deri tek të moshuarit.
Fshati i fjetur në Kazakistan
Banorët e fshatit Kalaç të Kazakistanit vuajnë nga një sëmundje misterioze – rënie në një gjumë të thellë, ndërsa zgjohen vetëm pas disa ditësh.

Banorët e këtij vendi, të cilët fshatin e tyre e quajnë "Sleepy Hollow", thonë se sëmundja u shfaq papritmas.

Banorët dëshmojnë se në gjumë të thellë hyjnë të gjitha moshat – nga fëmijët deri tek të moshuarit.

Një nga rastet e fundit ka ndodhur në fillim të shtatorit, ditën e parë të shkollës. Tetë fëmijë kanë fjetur mbi 24 orë.

Disa javë më parë, të paktën 20 banorë fjetën në shtëpitë e tyre dhe gjatë rrugëtimeve të gjata për rreth një javë!

Grupe të shkencëtarëve nga e gjithë bota, duke përfshirë virologë, radiologë dhe toksikologë, vizituan Kalaçin gjatë viteve të fundit në mënyrë që të zgjidhin misterin e fshatit të përgjumur, por të gjithë mbetën të befasuar.

Ekspertët thonë se fëmijët kanë simptome encefalopati toksike, ose shqetësime në tru, ndërsa të rriturit kanë të gjitha karakteristikat e goditjes në tru.

Publikuar: 17.12.2014 | 13:35
Lexuar: 3108 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime