E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eco ka thënë se për ISIS mund te flitet me siguri të madhe se bëhet fjalë për një formë të re të nazizmit duke përmendur vrasjet e tyre dhe synimet për të sunduar botën.
Umberto Eco: Po zhvillohet luftë, jemi të përfshirë në të
Filozofi dhe shkrimtari italian Umberto Eco i ka krahasuar xhihadistët me nazistët duke vlerësuar se edhe njëra edhe pala tjetër kanë pasur qëllimin për ta sunduar botën.

Ai ka komentuar sulmet terroriste në Paris, ku u vranë 12 persona.
"Mendoj se nuk është e drejtë të flitet në mënyrë gjeneralizuese për të gjithë myslimanët sikur që do të ishte jo korrekte të nxirren përfundime për të krishterët duke u bazuar në metodat e Cesare Borgia's i cili i ka shërbyer si inspirim Makiavelit për veprën e tij Princi" ka thënë ai për gazetën Corriere Della Sera.

Eco ka thënë se për ISIS mund te flitet me siguri të madhe se bëhet fjalë për një formë të re të nazizmit duke përmendur vrasjet e tyre dhe synimet për të sunduar botën.

"Po zhvillohet një luftë dhe ne jemi të përfshirë deri në fyt në të" ka thënë 83 vjeçari Eco.

Situatën aktuale e ka krahasuar me Luftën e Dytë Botërore, të cilën e ka përjetuar edhe vet, duke thënë se në çdo moment pritej të binte bomba. Ai ka thënë se ka frikë nga migracioni masiv i viteve të fundit.

"Para 30 vitesh kam shkruar se do të derdhet shumë gjak nëse nuk gjendet një balans i ri" ka thënë ai.

Publikuar: 09.01.2015 | 15:28
Lexuar: 2539 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime