E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Kadiev, bëri të ditur se manifestimet kulturore fillojnë më 18 janar dhe zgjasin deri në fund të vitit 2015.
Velesi shpallet “Qyteti i kulturës” për vitin 2015








Ministria e Kulturës ka shpallur qytetin e Velesit si “Qytet të kulturës” për vitin 2015...

Deri te ky epitet Velesi erdhi pasi që pushteti lokal paralajmëroi 200 ngjarje dhe 67 manifestime kulturore, me çka do të hapin dyert për artistët dhe publikun e gjerë jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

“Deri te Ministria e Kulturës ishin të dorëzuara 3 fletëparaqitje për konkursin nga Komuna e Negotinës, Velesit dhe Strumicës.

Komisioni profesional pas shqyrtimit të aplikacioneve e zgjodhi Velesin si “Qyteti i kulturës” për vitin 2015”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Kadiev, bëri të ditur se manifestimet kulturore fillojnë më 18 janar dhe zgjasin deri në fund të vitit 2015.

Publikuar: 16.01.2015 | 12:49
Lexuar: 1332 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime