E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktiviteti zhvillohet sot, më 4 prill 2015, prej ora 10, në sallën e Instituti. Me këtë rast, do të ketë ekspozitë dhe tryezë debative-shkencore lidhur me kontributin e kësaj gazete ndër vite.
Shënohet 70 vjetori i botimit të numrit të parë të gazetës “Flaka”


Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, shënon 70 vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”.

Aktiviteti zhvillohet sot, më 4 prill 2015, prej ora 10, në sallën e Instituti. Me këtë rast, do të ketë ekspozitë dhe tryezë debative-shkencore lidhur me kontributin e kësaj gazete ndër vite.

Këshilli organizativ para një muaji bërë ftesë publike për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë aktive në këto aktivitete. Disa nga tezat e debatit janë: rrethanat historike – politike në prag të botimit të gazetës “Flaka”, kushtet e punës dhe themeluesit e gazetës “Flaka”, rëndësia e “Flakës” në historinë e gazetarisë shqiptare, roli i saj në zhvillimin e kulturës dhe arsimit shqip, kontributi i gazetës “Flaka” për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde shqipe, emra dhe pena të shquara – gazetarë dhe bashkëpunëtorë të “Flakës”, censura dhe presionet, polemika, rëndësia e revistave “Fatosi”, “Gëzimi” e “Jehona”, shuarja e gazetës “Flaka” – një trashëgimi e paçmuar, mundësia e digjitalizimit të arkivit të gazetës “Flaka”, mundësia e ringjalljes së gazetës “Flaka”, etj.

Meqë synojmë përmbledhjen e këtij aktiviteti në një botimin të veçantë të revistës “Scupi”, të gjithë pjesëmarrësit në debat, munden që në afat prej një muaji (deri më 4 maj 2015), t’i dërgojnë punimet e tyre (jo më të gjata se 10 faqe), në këtë e-mail: kontakt@itsh.edu.mk.

Publikuar: 04.04.2015 | 12:25
Lexuar: 635 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime