E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari shqiptar Bamir Topi përfundoi vizitën në Kosovë, me vlerësim se siguria është gjithnjë më e mirë dhe s'ka mundësi për përhapje të incidenteve të cilat janë të izoluara.
Topi - incidentet në Kosovë janë të izoluara




Kryetari shqiptar Bamir Topi përfundoi vizitën në Kosovë, me vlerësim se siguria është gjithnjë më e mirë dhe s'ka mundësi për përhapje të incidenteve të cilat janë të izoluara.

Topi, theksoi se ata të cilët kanë mbetur peng i mentalitetit të vjetër nuk do të arrijnë të jenë pjesë e integrimeve evroatlantike.

"Kosova është vend i cili për çdo dit e rrit sigurinë, incidentet për çdo ditë janë më të izoluara dhe s'ka gjasa që të përhapen. Tani bëhet fjalë për filozofi evroatlantike dhe të gjithë ata që kanë mbetur peng i mentaliteteve të vjetra do të jenë të pasuksesshëm në këtë mision", deklaroi Topi.

Ai vlerësoi se Kosova është ndryshuar dhe sigurisht hapëson përpara, duke shtuar se vizita e tij do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës në "realitetin e ri gjeopolitk të Ballkanit'.

Presidenti Topi tha se e rëndësishme për stabilitet në rajon është edhe mbrojtja e pakicave, që sipas tij në Shqipëri dhe Kosovë janë sipas standardeve, kurse kërkoi që një gjë e tillë të bëhet edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

"Kemi kërkuar që të vendosim standardet më të larta në Shqipëri për sa i përket pakicave. E kemi treguar atë kujdes dhe kujdesin e madh për minoritetet në Kosovë dhe kërkojmë edhe kujdesin e madh për pakicën shqiptare edhe në Luginë të Preshevës, pra duhet të shohim gjërat në standard dhe kur i shef gjerat në standard nuk ka më analiza subjektive", theksoi Topi.

Presidenti Topi në fund tha se institucionet e Kosovës po bëjnë politikë të multietnicitetit, politikë moderne, jo provokative që sipas tij i takon të kaluarës, dhe se duhet të jetë shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

Publikuar: 10.01.2009 | 09:32
Lexuar: 1148 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime