E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo mund të tingëllojë si insert i huazuar nga ndonjë film spiunazhi por është ngjarje e vërtetë. D., 32 vjeçar, ishte agjenti sekret në MI6 i cili dy dekada më vonë, me popullaritetin e tij , do ta pushtonte botën. Ai quhej Ian Fleming dhe sapo mori urdhrat që të ndihmonte në organizimin e kalimit të Mbreti Zog nga Parisi në Londër.
Në shërbim të Naltmadhnisë











Ndërtesa e Shërbimit Sekret Britanik, nga ana veriore e lumit Temëz, mezi dukej nga mjegulla e mëngjesit të ditëve të fundit të pranverës së vitit 1940. Herët pa aguar dielli, D., i cili ishte thirrur me urgjencë për të marrë një detyrë të re, ngjitej shkallëve të kësaj ndërtese, për në katin e katërt, ku ishte zyra e shefit të sektorit të tij. Me të hyrë brenda, pas një bisede shumë të shkurtër, mbi sipërfaqen e lëmuar të tavolinës, në drejtim të D., shefi e shtyri lehtas një dosje të cilën sapo e nxori nga sirtari. D., duke e kapur dosjen me dorë të djathë, me nxitim shikoi titullin: “Operation King Zog”.

Kjo mund të tingëllojë si insert i huazuar nga ndonjë film spiunazhi por është ngjarje e vërtetë. D., 32 vjeçar, ishte agjenti sekret në MI6 i cili dy dekada më vonë, me popullaritetin e tij , do ta pushtonte botën. Ai quhej Ian Fleming dhe sapo mori urdhrat që të ndihmonte në organizimin e kalimit të Mbreti Zog nga Parisi në Londër.

Pak momente pa hyrë ushtria naziste gjermane në Paris, Mbreti Zog, me tërë suitën e tij, kishte marrë rrugën për në veri – perëndim të Francës. Në një vend, afër kufirit me Spanjën, mbreti do të merrte anijen e cila më 26 qershor do ta zbarkonte në portin Plymouth të jugut të Anglisë. Të nesërmen mbreti i shqiptarëve erdhi në Londër dhe u vendos në hotelin e famshëm Ritz ku qëndroi gati një vit. Pastaj kaloi në vende të ndryshme të Anglisë ku qëndroi deri në fillim të vitit 1946.

Para se të vinte në Britani të Madhe, Mbreti Zog, së bashku me suitën, kishte bërë një rrugë të gjatë. Me rastin e invadimit të forcave fashiste italiane, Zogu ishte larguar për në Turqi. Pastaj mori një rrugë të mundimshme për në Francë duke kaluar nga Turqia në Rumani e pastaj nëpër Poloni, Lituani, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.

Gjatë tërë kësaj rruge mbretin Zog e përcollën truprojat dhe më vonë, në Londër, iu bashkua edhe një numër i këshilltarëve të cilët mbreti Zog shpesh i quante edhe ministra të tij. Numri i këtyre këshilltarëve përbëhej nga gjashtë veta, të cilët ishin Dhimitër Naçi, Tajar Zavalani, Milto Noçka, Sotir Martini, Qazim Kastrati dhe Xheladin Nushi i cili shërbeu si tutor i princit Lekë. .

Qeveria britanike e ndihmoi Zogun që të vinte dhe vendosej në këtë shtet. Por asnjë herë kjo qeveri nuk e pranoi zyrtarisht Zogun për mbret apo për udhëheqës të shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja që gjatë gjashtë viteve, sa qëndroi Zogu në Britani të Madhe, asnjë herë nuk u pranua në ndonjë takim të lartë zyrtar. Rasti me Aleksandrin e Karagjorgjeviqëve, mbretin serb të Jugosllavisë, ishte ndryshe. Ai, gjatë tërë kohës sa zgjati lufta, nga zyrtarët britanikë u pranua dhe u trajtua si mbret. Ky është një tregues që rrëfen se kënd e favorizonin britanikët në atë kohë.

Megjithatë, Ahmet Zogu, gjatë tërë kohës, së paku sillej si mbret. Ai, pos këshilltarëve politikë, me vetë kishte edhe një grup tjetër të njerëzve shumë të rëndësishëm për te. Kur ky grup kishte hyrë në Britani të Madhe, së bashku me mbretin Zog, “Zyra për të Huajt” këta njerëz i kishte regjistruar si “fshatarë” të pa profesion. Pasi që
këtyre nuk ju njihej mbreti, nuk ju njihej as profesion. Këta ishin truprojat e mbretit, të cilët në fakt, ishin më të kulturuar dhe më të vyeshëm se shumica e britanikëve. Të gjithë këta ishin ushtarak nga profesioni dhe së paku flitnin nga 3 gjuhë.

I tillë ishte Jusuf Begeja (1912-1992), i lindur në Tiranë, i cili gjatë tërë jetës i kishte shërbyer mbretit Zog. Në vitin 1946 me mbretin kishte shkuar nga Anglia në Egjipt dhe pastaj në Francë ku vdiq dhe u varros në Paris. Shërbim dhe rrugë të njëjtë me mbretin bëri edhe Ahmet Alimani Çupi (1902–1966) i cili u a varros në Paris. Një truproje tjetër ishte Halil Driçi i cili dihet që ka lindur në vitin 1917 dhe se nuk ka shkuar me mbretin në Egjipt pasi që ishte ndalë të jetonte në Londër. Pasi që mungojnë shënimet për te, nuk dihet nëse qëndroi këtu tërë jetën sikur që nuk dihet as viti dhe vendi i vdekjes.

Muharrem Gjoka (1900 – 1985) shkoi me mbretin në Egjipt por më vonë ishte kthyer për të jetuar në Angli. Vdiq në Sheffield por u varros në Paris. Truprojat tjera ishin edhe Bajram Neli, Qazim Preni dhe Salih e Sherafedin Doshishti të cilët ishin edhe nipa të mbretit Zog.

Të gjitha këto truproje kishin rol të madh në organizmin e sigurisë dhe itinerareve tjera të mbretit Zog dhe që ishin në shërbim të tij edhe kur ishte kryeministër. Pothuaj se të gjithë ishin nga rajoni i Matit prej nga ishte edhe Ahmet Zogu. Të gjithë kishin shërbyer si oficer të lartë në ushtrinë e Shqipërisë dhe ishin të familjeve të cilat Zogu i njihte personalisht. Dhe, siç dihet, të gjithë ishin të betuar për të mbrojtur mbretin me jetët e tyre. Veprimtaria e tyre nuk ngushtohej vetëm në detyrat e truprojës. Ata kishin të organizuar një rrjet të shërbimit të inteligjencës dhe bënin edhe punë tjera që kërkohej sidomos në oborrin mbretëror në ekzil. Se sa efikase ishte puna e tyre tregon shembulli i dhjetëra atentateve dhe konspiracioneve kundër Zogut të cilat kryesisht dështonin për shkak të aktiviteti të këtij grupi.

Këta ishin njerëz, lloji i të cilëve për fat të keq, më nuk gjendet në mesin e shqiptarëve. Të gjithë këta, që nga viti 1939, kurrë nuk u kthyen më në Shqipëri. Kurrë më nuk i panë familjet e veta. Shumica kishin lënë gra dhe fëmijë në Shqipëri të cilët nuk patën fat t’i shohin më dhe që e dinin se persekutoheshin nga regjimi komunist. Dashuria e tyre për Shqipërinë ishte e madhe dhe këta njerëz besonin se Ahmet Zogu duhej të ishte mbret dhe udhëheqës i vendit.

Kanë kaluar 70 vite nga ardhja e Zogut në Britani të Madhe ku ai qëndroi nga viti 1940 e deri më 1946. Pastaj, me 12 janar 1946 Zogu shkoi në Egjipt ku qëndroi deri në vitin 1955. Largimi i mbretit Faruk nga pushteti nuk shënoi vetëm fundin e dinastisë shqiptare në këtë shtet por u bë i pamundshëm edhe qëndrimi i mëtejmë i një mbreti tjetër shqiptar edhe pse mysafir. Pastaj, Zogu kaloi në Kanë e më vonë në Paris ku edhe vdiq në vitin 1961.

Shumica e truprojave u shpërndanë pas vdekjes së mbretit Zog. Tri vite më vonë (1964) vdiq edhe Ian Fleming, njeriu që kontribuoi në ardhjen e Zogut në Britani të Madhe. Fleming, tashmë ishte bërë i famshëm si autor i librave për agjentin sekret britanik, James Bond-in. (zëri)

Publikuar: 13.06.2010 | 13:21
Lexuar: 2475 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
ILIR NUSHI (02/03/2013 05:57:09) Mu bè qejfi shumè, qè pas kaq vitesh Ju pèrmend emri edhe Xheladin Nushit, Un jam Nipi direkt i vèllait tè tij nè foton me kètè Link --> [Reklamimi nuk është i lejuar]?set=a.102015709860354.2833.10000 1557759167
Edi (01/06/2013 08:40:30) Dèshiroj qè familja e naltmadhèrisè tè plotsojè me foto emrat e pèrmendura tè besnikèvet tè tij, Ja un po ju dèrgoj 1 foto (te varrit tè tijè) tè Malush Nushi, vèllai i Xheladin Nushi, pra thuhet qè besnikèt e Mbretit nuk i panè mè kurrè familjarèt qè lanè nè Shqipèri e qè u persekutuan, Un si nip, kam nevojè tè shikoj foton e Xheladin Nushit, qè besoj arkivat mbretnore nuk munden tè kenè humbur, Ja edhe foto e vllait tè Xheladinit [Reklamimi nuk është i lejuar]?ref=tn_tnmn#!/cun.sensibel/media _set?set=a.303372499771192.69609.1000029 53335641

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime