E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në saje të përmbajtjes së lartë në "quercitine", ato përbëjnë një anti-inflamator natyral. Dredhëzat përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.
Dredhëza shëron shumë sëmundje
Tani sapo ka filluar sezoni i dredhëzës dhe përveç që mund të kënaqeni me shijen e saj të jashtëzakonshme, ju mund t’i kontribuoni edhe shëndetit tuaj.

Dredhëza është një frutë e cila mund të përdoret, përveçse të sjellë kënaqësi në oreksin tuaj, edhe për të luftuar disa sëmundje. Konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

Në saje të përmbajtjes së lartë në "quercitine", ato përbëjnë një anti-inflamator natyral. Dredhëzat përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.

Po ashtu, përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën dredhëzat zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Falë fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve, ndërsa falë indeksit glicemik të ulët, dredhëzat mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menynë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

Publikuar: 17.05.2015 | 18:07
Lexuar: 1009 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Bukuroshe (22/12/2015 21:46:09) S' dini. te shpjegoheni mire

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime