E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai ka deklaruar se Kosova si shtet i ri, akoma nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, dhe se në rastin e Kosovës, nuk guxon të bëhën gabimet e njejta që janë bërë me Bosnjen.
Haradinaj: Ne s’kemi rrugë tjetër pos Perëndimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një bisedë me rreth 30 studentë të shkencave politike, diplomacisë dhe marrëdhënjeve ndërkombëtare nga Danimarka, ka thënë se Kosova përfundimisht është e orientuar nga Perëndimi, dhe është e përcaktuar në rrugën e saj euro-atlantike.

Ai ka deklaruar se Kosova si shtet i ri, akoma nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, dhe se në rastin e Kosovës, nuk guxon të bëhën gabimet e njejta që janë bërë me Bosnjen.

Në planin e brendshëm, ka thënë ai, Kosova duhet ta vazhdojë në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër ekstremizmit fetar, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Studentët e Universitetit DIS, janë interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për marrëveshjet e nënshkruara së fundmi në Bruksel, për të ardhmën e Kosovës në disa tema të aktualitetit, duke përfshië edhe zhvillimet që lidhen me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Ata kanë bashkëbiseduar me zotin Haradinaj, si në kuadër të një progarmi studimor që po e zhvillojnë në Kosovë.

Publikuar: 28.09.2015 | 22:56
Lexuar: 509 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime