E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Turkcan së bashku me tre miq, siç tregon, për tre ditë arriti të realizojë projektin e robotit vallëzues.
Robotët dervishë vallëtarë
Dy studentë të Universitetit Karabuk të Turqisë, disejnuan dhe krijuan robotë të cilët kryejnë vallen e dervishëve rrotullues mevlevit.

Studentët e fushës së elektronikës dhe elektroteknikës së Universitetit Karabuk në Turqi, Mustafa Turkcan dhe miku i tij, me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së dijetarit dhe poetit sufi Xhelaludin Mevlana Rumi, disejnuan dhe krijuan një robot që kryen “valle qiellore” (sema) dervishësh, karakteristikë e dervishëve mevlevi.

Turkcan së bashku me tre miq, siç tregon, për tre ditë arriti të realizojë projektin e robotit vallëzues.

Roboti është zbukuruar me detajet që asocojnë në veshjen të cilën e mbajnë mevlevitë, pjestarë të tarikatit të dervishëve mevlevi dhe vallëzojnë në kohëzgjatje prej pesë minutave.

“Këtë robot e kemi bërë me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së Mevlanasë, pra për festën Sheb-i Arus. Zbatuam teknika të punimit të robotit që i kemi mësuar në orëtë mësimore”, sqaroi Turkcan dhe theksoi se nuk kanë patur kurrfarë buxheti për punimin e robotit porse kanë shfrytëzuar pjesë funksionale nga mbeturinat në punën e tyre.
Turkcan shtoi se roboti ka gjashtë motorë dhe mendon për bërjen e robotit të llojit të njëjtë vetëm me dimensione më të mëdha. (TRT)

Publikuar: 28.12.2015 | 14:51
Lexuar: 1941 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime