E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nderim Nexhipi nuk është emër i panjohur për publikun tetovar, pasi fantazisti për herë të tretë do të veshë fanellën ‘kuqezi’. 31 vjeçari vjen nga Flamurtari i Vlorës, ndërsa pritet të jetë përcim i madh për pjesën ofenzive të skuadrës.
Nexhipi, Vujçiç, Merajiç dhe Zahov ‘kuqezinjë’ të ri


Dita e dytë e përgatitjeve dimërore ka sjellë ka gjetur Shkëndijën me katër futbollistë të ri. Mesfushorët Nderim Nexhipi e Stefan Vujçiç, mbrojtësi i majtë Alem Merajiç dhe portieri Kostadin Zahov janë përforcimet e reja të Shkëndijës që pritet të ngrisin cilësinë e skuadrës në nivel më të lartë.

Shkëndija prezanton katër aktivizime të reja në fanellën ‘kuqezi’. Mesfushorët Nderim Nexhipi e Stefan Vujçiç, mbrojtësi i majtë Alem Merajiç dhe portieri Kostadin Zahov përforcojnë ekipin për vazhdimin e kampionatit ku kërkohet titulli i kampionit dhe trofeu i Kupës.

Nderim Nexhipi nuk është emër i panjohur për publikun tetovar, pasi fantazisti për herë të tretë do të veshë fanellën ‘kuqezi’. 31 vjeçari vjen nga Flamurtari i Vlorës, ndërsa pritet të jetë përcim i madh për pjesën ofenzive të skuadrës.

Nexhipi ka firmosur kontratë 18 mujore dhe që në prezentim reflekton optimizëm të madh për arritje të objektivave, duke mos fshehur kënaqësinë që sërisht vesh fanellën ‘kuqezi’ dhe që edhe një herë do të luaj nën mbështetje të ‘Ballistëve’.

Publikuar: 11.01.2016 | 13:07
Lexuar: 1747 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime