E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Napoli ka humbur më pak ndeshje se çdo skuadër tjetër në Serie A pasi ka dalë pa pikë nga vetëm dy sfida, kundër Sassuolos dhe Bolognas.
Napoli kampion dimri, statistika rekordesh për të kaltërit

Napoli kampion dimri. Një arritje të tillë skuadra e kaltër për herë të fundit e kishte regjistruar për herë të fundit 26 vjet më parë dhe në atë kohë skuadra e frymëzuar nga Diego Armando Maradona arriti të fitonte titullin kampion.

Ishte sezoni 1989-1990 dhe tashmë rreth çerek shekulli më vonë ekipi i drejtuar nga Sarri kryeson me 2 pikë më shumë se Interi, një situatë identike me atë të vitit 1987 kur Napoli fitoi edhe titullin e parë. 41 pikë, më shumë se askush tjetër, Napoli është skuadra më efikase në gjysmën e sezonit dhe si për ironi të fatit, duhej të largohej Rafael Benitez që skuadra të shpërthente me 8 pikë më shumë se një sezon më parë dhe vetëm një më pak se dy sezone më parë kur trajneri spanjoll e mbylli kampionatin në vendin e tretë. Sarri ka në dispozicion sulmin më të mirë, 38 gola, saktësisht 2 për ndeshje dhe diferencën më të mirë mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar, +23. Napoli ka humbur më pak ndeshje se çdo skuadër tjetër në Serie A pasi ka dalë pa pikë nga vetëm dy sfida, kundër Sassuolos dhe Bolognas.

Higuain, ashtu si Maradona është argjentinas, por përtej origjinës, “El Pipita” ka arritur të shënojë 18 nga 38 golat e Napolit në total. Në kampionatin me 20 skuadra ky është pothuajse një rekord sepse vetëm interisti Nyers më vitin e largët 1950 ka bërë më mirë. Në transfertën e Frosinones, Higuain theu edhe një mallkim pasi arriti të rikthehej në gol nga pika e bardhë e 11-metërshit. Gjithsesi, në kampin napoletan kërkojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi titulli i vërtetë është ai që fitohet në muajin Maj dhe tashmë është radha e ndeshjeve të kthimit ku mund të ndodhë gjithçka.

Publikuar: 11.01.2016 | 13:14
Lexuar: 1618 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime