E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Provat shkencore mbështesin idenë se çdo partner është përgjegjës për shëndetin e marrëdhënies së tij/saj. Për të bërë pjesën tuaj, duhet të merrni në konsideratë këto veprime.
Ja 7 mënyra për të qenë partnerë më të mirë
Marrëdhëniet romantike janë dinamike. Ato ndryshojnë vazhdimisht, duke reflektuar rrethanat, stresin apo ulje-ngritjet e përditshme të të dyve partnerëve.

Çfarë ndodh tek “unë” ose te “ty” reflekton te “ne”. Marrëdhënia më e shëndetshme ndodh kur partnerët e kontrollojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, në mënyrë që në një marrëdhënie, të kontrollohet gjithnjë situata aktuale dhe ndryshimet që ndodhin.

Si mund t’u përgjigjeni ndryshimeve në një marrëdhënie? Një mënyrë e mirë është të vlerësoni kontributet tuaja në marrëdhënie. Çfarë po bëni për të ndihmuar, apo cili veprim i juaji po e lëndon marrëdhënien? Cilat veprimet tuaja sjellin ndikim më të mirë në cilësinë e ndërveprimeve të përditshme te ju dhe partneri?

Provat shkencore mbështesin idenë se çdo partner është përgjegjës për shëndetin e marrëdhënies së tij/saj. Për të bërë pjesën tuaj, duhet të merrni në konsideratë këto veprime.

Flini më shumë

Nëse doni një marrëdhënie ku ju të dilni të fituar, një gjumë i rehatshëm është në krye të listës suaj. Jo vetëm që privimi nga gjumi ndikon tek energjitë, vigjilenca mendore dhe humori, ai gjithashtu pakëson edhe nivelet e glukozës. Dhe vetëkontrolli luan një rol të rëndësishëm në suksesin e një marrëdhënieje: Këto, bashkë me një nivel më të lartë vetëkontrolli, janë më të afta për t’iu bindur në mënyra më konstruktive partnerëve të tyre dhe sa më shumë vetëkontroll që kanë çiftet, aq më e lartë është cilësia e marrëdhënies së tyre.

Veproni

Pozitiviteti është ai tipar që ju bën të shprehni vazhdimisht lumturinë dhe kënaqësinë kur shpenzoni kohë së bashku. Gjithashtu, kuptimi, përmes dëgjimit, faljes dhe mosshfaqjes së paragjykimeve, ju bëjnë një partner më të mirë. Zbuloni gjëra për veten, ndjenjat dhe historinë tuaj për të inkurajuar partnerin/en që të bëjë të njëjtën gjë në lidhjen tuaj. Ndarja e detyrave dhe përgjegjësisë, rrit gjithashtu marrëdhënien tuaj.

Shprehni mirënjohjen

Të ndjerit mirënjohje është një gjë, por t’ia thoni partnerit tuaj, është një gjë tjetër. A e shprehni ju mirënjohjen tuaj? Duhet të dini se ndarja e ndjesive, sidomos e mirënjohjes, lidhet me perceptimet pozitive për partnerin dhe për vullnetin e mirë për të çuar përpara marrëdhënien dhe për t’i zgjidhur problemet e saj.

Shmangni urinë

Planet e reja të shëndetit fizik dhe mirënjohjes, shpesh përfshijnë ndryshimet në dietë, por gjithsesi, bëni çfarë të mundni për të shmangur urinë. Provat e reja sugjerojnë se kufizimi i dietës mund të ketë një efekt negativ në një lidhje. Kur keni uri, ndieni gjithashtu zemërim dhe bëheni agresivë, ndaj duke u ushqyer shëndetshëm, ju do të keni marrëdhënie më të mirë.

Përqendrohuni te përulësia

Ndihmoni marrëdhënien tuaj duke kontrolluar egon tuaj. Jo vetëm që njerëzit e përulur mbledhin më shumë pozitivitet te vetja, por ato përhapin edhe një frymë mirëkuptimi dhe ndjesi shumë optimiste.

Kaloni kohë cilësore së bashku

Provat tregojnë se nëse kaloni kohë që ia vlen së bashku, do të keni një marrëdhënie që ju kënaq dhe që gjithashtu nxjerr në pah më të mirën tuaj. Është shumë e rëndësishme që të mos kaloni një kohë të tepërt, pa sjellë asgjë të re në marrëdhënien tuaj, por qoftë edhe pak kohë, që ka cilësi dhe që sjell risi.

Silluni mirë
Për të qenë partneri ose partnerja më e mirë që mundeni, filloni duke u sjellë mirë me veten. Provat shkencore kanë zbuluar se dashuria për veten, bën mrekulli në një lidhje. Duke ndier një solidarizim me veten, ju do të mund të ofroni më tepër kujdes për partnerin tuaj, sepse ju do ta dini se sa e rëndësishme është që t’i ofroni një njeriu ngrohtësi.

Marrëdhëniet më të shëndetshme, sipas shkencës, reflektojnë përpjekje nga të dy partnerët për të zgjidhur nevojat e secilit dhe të dyve njëkohësisht. Kini parasysh se duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me ndryshimet tuaja dhe ato të partnerit.

/ Top Channel

Publikuar: 11.01.2016 | 15:49
Lexuar: 1952 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime