E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por presidenti i klubit turk, Duygun Yarsuvat ka dashur të qetësojë situatën duke thënë se kanë qenë serbët dhe shqiptarët ata që kanë themeluar Gallatasarajin në vitin 1905.
Ja shqiptarët dhe serbët që themeluan Gallatasarajin








Ndeshja e basketbollit midis Gallatasarajit dhe Yllit të Kuq të Beogradit ku u vra një tifoz serb risolli edhe njëherë përplasjet e vjetra ballkanike.

Por presidenti i klubit turk, Duygun Yarsuvat ka dashur të qetësojë situatën duke thënë se kanë qenë serbët dhe shqiptarët ata që kanë themeluar Gallatasarajin në vitin 1905.

Tensionet ndërmjet dy ekipeve ishin ngritur pas vrasjes së tifozit Marko Ivkoviç, ndërsa janë të pranishme edhe tani.

Njeriu i parë i këtij klubi Yarsuvat gjatë vizitës te varri i Ivkoviç ka deklaruar se studentët serbë kanë marrë pjesë në formimin e ekipit të Galatasaraj, që sipas tij është i mbushur me dashuri dhe vëllazëri.

Gazeta beogradase Blic duke shkruar për këtë histori bën të ditur se në formimin e ekipit të Galatasaraj, kanë marrë pjesë Milo dhe Pavle Bakiç, nga fisi Vasojeviç i Malit të Zi, të cilët në fillim të shekullit 20 ishin shkolluar në Liceun e Stambollit.

Ata, sipas Blic, më 1905, bashkë me 12 shokë tjerë e kishin themeluar ekipin e futbollit të Galatasarajit, që edhe ka qenë fillimi i kësaj shoqërie sportive.

Sic shkruan Blic, tifozët e Gallatasarajit edhe sot e konsiderojnë Milo Bakiçin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave në Turqi.

Por, duket se ka një paqartësi se kush ishin vëllezërit Bakiç, pasi në një pllakë përkujtimore që delegacioni i Gallatasarajit ka zbuluar për vëllezërit Bakiç thuhet se ata kanë qenë “nxënës malazez” ndërsa kreu i klubit turk i ka quajtur serbë ata.

Por, përvec Milos dhe Pavle, një nga themeluesit e ekipit të Gallatasarajit është edhe shqiptar Ali Sami Yen, emrin e të cilit e mban edhe stadiumi aktual i Gallatasarajit, që është hapur më 20 dhjetor të vitit 1964.

Emri i vërtetë Ali Sami Yen është Ali Sami Frashëri, i cili është djali i Sami Frashërit, filozofit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar. Ali Samiu, ka qenë edhe Presidenti i parë i klubit, ai ka vdekur më 1951, ka shkruar “Blic”

Në këtë foto shihet Ali Sami Frashëri, i dyti në rreshtin e poshtëm dhe Milo Bakic, i treti në rreshtin e parë në këmbë.
Ja shqiptarët dhe serbët që themeluan Gallatasarajin

Publikuar: 12.01.2016 | 14:44
Lexuar: 1793 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime