E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Poposki refuzoi kërkesën e gazetarit të BBC-së të theksoj se kush janë fajtorë për krizën, duke thënë se të gjitha vendet, edhe Turqia, edhe Greqia edhe Gjermania janë në pozitë të palakmueshme, me probleme të veta specifike.
Poposki: Maqedonia u ballafaqua me tentim të dhunshëm për hyrje të qindra migrantëve


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në bisedën për emisionin Njuznajt të BBC-së, deklaroi se policia e Maqedonisë të hënën është ballafuar me tentim të dhunshëm të disa qindra personave që të kalojnë kufirin nga ana e Greqisë, dhe për këtë shkak ka reaguar, me qëllim që ta pengojë kalimin ilegal dhe të pakontrolluar të kufirit. Poposki tha se nuk është korrekt vlerësimi i gazetarit të BBC-së se policia e Maqedonisë ka përdorur gazë lotsjellës ndaj fëmijëve.

Incidenti që migrantët e shkaktuan të hënën rreth mesditës ishte një nga temat kryesore në mediat botërore, të cilët raportojnë për grumbullimin e pesë deri në shtatë mijë migrantëve në kufirin afër Gjevgjelisë, e cila nga ana e Maqedonisë është siguruar me tel me gjemba. Ministri Poposki deklaroi se Maqedonia nuk dëshiron të harxhojë mjete të veta për vendosjen e gardhit me Greqinë fqinje.

Ministri Poposki refuzoi kërkesën e gazetarit të BBC-së të theksoj se kush janë fajtorë për krizën, duke thënë se të gjitha vendet, edhe Turqia, edhe Greqia edhe Gjermania janë në pozitë të palakmueshme, me probleme të veta specifike.

Publikuar: 01.03.2016 | 15:03
Lexuar: 406 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime