E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Natyrisht që vepra e Kadaresë nuk i përket vetëm kombit shqiptar. Është përtej kombit shqiptar.
Kadare vlerësohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”








Shkrimtari Ismail Kadare është dekoruar të premten nga Presidenti Bujar Nishani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Kreu i Shtetit nderoi shkrimtarin e shquar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të çmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”.

“Natyrisht që vepra e Kadaresë nuk i përket vetëm kombit shqiptar. Është përtej kombit shqiptar.

Ajo është vlerë e kulturës botërore. Ashtu si edhe vetë mjeshtri Kadare nuk i përket vetëm kombit shqiptar. Ai tashmë i përket fondit akademik, shkencor, kulturor botëror.

Por natyrisht që ne shqiptarëve në radhë të parë na takon që ta referojmë veprën e Kadaresë dhe vetë mjeshtrin në radhë të parë me vetë identitetin tonë, me kontributin për kombin shqiptar.

Jemi mbledhur të nderojmë sot në mënyrë simbolike kontributet e paçmuara të shkrimtarit Ismail Kadare në letërsinë dhe në gjuhën shqipe, në kulturën dhe mendimin shqiptar”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Publikuar: 13.05.2016 | 15:14
Lexuar: 1499 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime