E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Leximi i Kuranit nuk mund që të mërzit asnjëherë. Njerëzit duhet motivuar për të lexuar atë dhe të mendojnë për të (mesazhet e tij).
Kurani është çelësi për çdo dry
Kohëve të fundit me siguri të gjithë i parashtrojmë pyetjen vetes, ose të tjerëve rreth nesh, pse Ymeti gjendet në një situatë në të cilën është. Në fakt, do të ishte më mirë të pyesni veten se çfarë mund të bëj unë që të rregullohet kjo situatë. Për fillim, është më së miri që të përmirësojmë qëndrimin (lidhjen) tonë ndaj Kuranit.

Allahu xh.sh., thotë: “Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e Allahut e ruajnë atë. Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” (Er-Ra’d, 11)

Për një kohë të gjatë jam duke u menduar në lidhje me faktin se shumë myslimanë nuk e lexojnë Kuranin, ose nuk mendojnë për tekstin dhe kontekstin e asaj që lexohet. Të mos jetë se vetëm mendoj dhe të tjerëve u flas e i ftoj në leximin e tij dhe mendimin rreth mesazheve kuranore, pikërisht, ajo për të cilën përpiqet unë, është zbatimi i gjithë asaj në praktikë.

Çdo mëngjes për tre vjet me radhë, pas namazit të sabahut me një grup të xhematit mësojnë dhe lexojnë përkthimin e Kuranit. Pas leximit të disa ajeteve, ne shqyrtojmë dhe flasim për mesazhet kuranore. Mesazhet, mësimet, fjalët, shenjat, udhë rrëfimet e lumturia në të dy botët janë në faqet e Kuranit të Shenjtë. Leximi i Kuranit nuk mund që të mërzit asnjëherë. Njerëzit duhet motivuar për të lexuar atë dhe të mendojnë për të (mesazhet e tij).

Kushdo që lë anash mendimin rreth ajete të këtij Libri madhështor, e që Allahu i dha mendje me të cilën mendon, ose ai që nuk shfleton, lexon, mendon dhe i kupton mesazhet e tij dhe nuk vepron sipas atyre, ai në fakt është kthyer nga ato dhe e sjell veten në rrezik se mos është edhe ai nga ata njerëz që në zemrat e tyre ka dry, se jeton në terr dhe në jetë të vështirë. Sikur të ishte e mundur që ato zinxhirë shpirtëror të shihen, do ishim habitur se sa shumë njerëz janë të lidhur me ato, të skllavëruar, me zemrat e mbyllura, sepse ata nuk mendojnë rreth Kuranit.

Kemi kaluar fazën kur Kurani ishte një libër i cili nuk duhet prekur. Koha kur duhej të qëndronte lart në polica dhe i mbështjellë me një peshqir. Tani detyra jonë është që të mos e lexojmë atë vetëm të vdekurve, por, të lexojmë, studiojmë, të mendojmë rreth tij dhe të jetojmë sipas udhëzimeve të tij. Si do mundemi? Për këtë na tregoi vetë Muhammedi s.a.v.s., me jetën e tij.

Në të (Kuran) është mëshirë dhe shërim për ata që i kërkojnë. Po të e lexonim më shumë atë, do ishim më pak në depresion, dhe do ishim më të mbrojtur nga shumë sëmundje. Kurani si burimi kryesor i islamit është çelës i baraspeshës së lartpërmendur.

Disa ditë më parë një mik më nxiti të mendoj se neve na duhet instituti për studimin e Kuranit. Që aty të vijnë dhe të ofrojnë mendimet e tyre dhe njohuritë të Kuranit dijetarët dhe të rinjtë nga e gjithë bota. Një gjë e tillë është e mundur, pse jo. Dikush kishte thënë bukur: “Mos mallko errësirën, ndizi qirinj”. Unë shpresoj se në kohën që është para nesh mund të arrijmë që të kthehet (ndezët) kjo dritë, një dritë e tillë në zemrat e rinisë së vendin tonë, drita me të cilën erdhi Pejgamberi i fundit i cili është mëshirë për të gjitha botët, Muhammedi s.a.v.s. Këtu nuk kemi qëllim që të pyetemi se a mundemi këtë, por se a kemi këtë dëshirë në të vërtetë…

Qëllimi ynë duhet të jetë që më shumë të rinj të mësojnë Kuranin. Që me fëmijët të shtjellojmë dhe mësojmë sure të shkurtra në mektebe tona, duke menduar për mesazhet e tyre, dhe që nganjëherë në këtë projekt ti përfshijmë edhe vetë prindërit. Të organizojmë qarqe javore në familjet tona ku në to do të flasim për suret kuranore. Që me xhemat një herë në muaj të ulemi e të komentojmë një xhuz të Kuranit i cili është lexuar nga të gjithë dhe për të cilin janë bërë shënime për gjatë leximit të tij, atë që kemi mbajtur në mend. Do të ishte mirë që nëpërmjet leximit të Kuranit, në mektebe të bëhet fjalë rreth të Dërguarve të Allahut xh.sh., urdhrave dhe ndalimeve për myslimanët, të flitet për Xhennetin dhe bukuritë e tij, etj.

Allahu xh.sh., thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (Allahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot“. (Ta-ha, 124-126)

Nuk e di se kur do të arrijmë këtë, por unë di se sa më pak që të shikojnë TV dhe programe që ai na ofron, e që sa më shumë të shoqërohemi me Kuranin, do të jemi më të lumtur, e këtë sigurisht që secili nga ne dëshiron.

Kur ti heqim zinxhirët nga zemra, duhet të dëshirojmë që këtë ta bëjnë edhe të tjerët.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Mr.sc. Azmir Jusufi

Burimi: http://www.preporod.com/index.php/duhovnost/3733-kur-an-je-kljuc-za-svaki-katanac

(Islampress)

Publikuar: 16.05.2016 | 14:15
Lexuar: 1943 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime