E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autoriteti i antikiteteve izraelite tha se dy zhytës e bënë këtë zbulim disa javë më parë pranë portit antik të Çezarit, në lindje të Mesdheut.
Zbulohet anija romake e mbytur 1600 vite më parë
Arkeologët në Izrael kanë zbuluar një anije tregtare të mbytur në ujërat e Mesdheut rreth 1600 vjet më parë përgjatë periudhës së vonë romake.

Në anije janë gjetur gjithashtu statuja bronzi dhe mijëra monedha, të cilat sipas autoriteteve të Izraelit tregojnë një periudhë me stabilitet ekonomik dhe tregtar të Perandorisë Romake.

Arkeologët në Izrael kanë zbuluar statuja bronzi dhe mijëra monedha nga një anije tregtare që është mbytur në ujërat e Mesdheut rreth 1600 vjet më parë përgjatë periudhës së vonë romake.

Autoriteti i antikiteteve izraelite tha se dy zhytës e bënë këtë zbulim disa javë më parë pranë portit antik të Çezarit, në lindje të Mesdheut.

Mes sendeve të zbuluara në të u gjet edhe imazhi i Perëndisë së diellit Sol, figura e Perëndisë së hënës Luna, statuja të ndryshme sikurse edhe 2 kuti të mëdha me mijëra monedha.

“ËShtë një nga anijet më të mëdha romake që kemi parë ndonjëherë, ndoshta më e madhja e zbuluar përgjatë dekadës së fundit. Në të gjetëm shumë statuja, llamba dhe 20 kg me monedha” tha Jacob Sharvit, nga njësia e marinës arkeologjike.

Sharvit shtoi se zbulimi mund të hedhë dritë për studiuesit dhe kërkuesit rreth mënyrës sesi ka funksionuar puna në port në atë kohë, por edhe sa i pasur ishte qyteti në atë kohë.

Sipas Autoritetit të antikiteteve izraelite, sendet e zbuluara i përkasin një periudhe me stabilitet ekonomik dhe tregtar përgjatë Perandorisë Romake.

Vitin e shkuar, zhytësit zbuluan një ngarkesë mbi 1 mijë vjeçare me monedha ari arabe në bregdetin e Izraelit.

Publikuar: 17.05.2016 | 16:00
Lexuar: 1564 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime