E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në park. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën.
Kafka dhe vajza me kukull – Historia që do t’ju ndryshojë












Është viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franc Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një vajzë e re afër 20 vjeç me të cilën jeton në Berlin.

Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në park. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën.

Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon atij se ka humbur kukullën e saj.

Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do tia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër. Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

“Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”- pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.

Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojër ende, ai e lexon letrën me zë të lartë.

“Të lutem mos u pikëllo për mua. Jam nisur për një udhëtim pasi dua të shoh botën e për të njohur miq të rinj. Nuk është se unë nuk të dua por kam nevojë për që ta bëj këtë udhëtim për veten time. Do të shkruaj rreth aventurave të mia”, shkruhej në letër.

Kafka vijoi t’i dërgonte letra të tjera vogëlushes, letra të cilat i shkruante me të njëjtin përkushtim dhe tension më të cilin shkruante veprat e tij.

Shkrimtari shkruan nga një letër të re çdo ditë, për asnjë arsye tjetër në botë përveç se për të ngushëlluar vajzën e vogël. Dora thotë se ai shkroi çdo fjali me vëmendje dhe me detaje për tre javë dhe shkonte në park për t’ia lexuar letrat vajzës.

Kukulla rritet, shkon në shkollë, njihet me njerëz të tjerë. Ajo vazhdon ta sigurojë vajzën e vogël për dashurinë e saj, por ajo lë të kuptohet se ka ndodhin ngjarje të ndryshme në jetën e saj që e bëjnë të pamundur për të që të kthehet në shtëpi.

Pak nga pak, Kafka është duke e përgatitur vajzën për momentin kur kukulla do të zhduket nga jeta e saj përgjithmonë.

Pas testimit të disa mundësive, ai më në fund vendos që ta martojë kukullën.

Ai përshkruan të riun që ajo bie në dashuri me të, festën e dasmës, edhe shtëpinë ku kukulla dhe burri i saj tani jetojnë. Dhe pastaj, në rreshtin e fundit, kukulla ofron dhe lamtumirën me shoqen e saj të vjetër dhe të dashur.

Vajza u ngushëllua me historitë dhe aventurat e reja të kukullës së saj. Kur takimeve mes Kafkës dhe vajzës po i afrohej fundi, shkrimtari i dhuroi asaj një kukull të re.

Kukulla e re që nuk ngjasonte aspak me të parën mbante me vete një shënim ku shkruhej: “Udhëtimet më kanë ndryshuar”. Shumë vite më vonë, vajza, tashmë e rritur, gjeti një tjetër letër në brenda kukullës që kishte marrë dhuratë.

Në të shkruhej: “Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh, por në fund dashuria do të rikthehet në një formë të ndryshme”.

*Historia gjendet në romanin “Brooklyn Follies” nga Paul Auster/ Pergatiti; bebja.com

Publikuar: 19.05.2016 | 16:19
Lexuar: 1679 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime