E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas dokumenteve serbe: «Epiqendra e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe ishte në Gegalik (Gegëri).
Kryengritja e Dervish Cares falsifikohet nga Tirana dhe Prishtina







Prof.dr. Vebi XHEMAILI

Siç është e njohur në bazë të dokumenteve Kryengritja e Dervish Cares filloi në shtator të vitit 1843. Kjo kryengritje filloi si rezistencë gjithë popullore, por e theksuar ishte në pjesën e Shqipërisë Lindore.

Kjo rezistencë rritej dita-ditës kundra reformave të Tanzimatit, e në veçanti kundra sulltanit, që këto reforma të mos zbatohen në pashallëqet shqiptare, ose thënë ndryshe në tërë krahinat shqiptare të Shqipërisë Etnike, ku prekej interesi i tyre, pasi në këtë territor dominonte populli shqiptar dhe gjuha shqipe.

Sipas dokumenteve serbe: «Epiqendra e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe ishte në Gegalik (Gegëri). Shtetet sllave të Ballkanit, Shqipërinë Lindore e kishin pagëzuar sipas popullsisë gege që jeton në këtë pjesë të Shqipërisë etnike, ata në gjuhën sllave e quanin «Gegalik», toka e gegëve, territori i gegëve, që nënkupton territorin e Shqipërisë Verilindore.

Po ashtu edhe diplomacia gjermane Shqipërinë e ndanë në Toskë, që kanë jetuar në Shqipërinë e Jugut, dhe Gegë që përfshinin territorin e Shqipërisë Verilindore.

Pra historiografia sllave me emrin «Gegalik», quanin territorin e Shqipërisë Verilindore, të banuar me shqiptarë siç i quanin ata «Gegë», kështu thirrej Shqipëria nga të gjithë bashkëkohësit dhe studiuesit e ndryshëm të kohës.

Kryengritja, sipas udhëheqësit të saj u pagëzua; «Kryengritja e Dervish Cares», e cila filloi në Gostivar, e jo në Shkup, sipas botimit më të ri të Historisë së popullit shqiptar, të botuar në Tiranë në vitin 2002.

Poashtu ka edhe një gabim tjetër nga historiografia e Prishtinës, se kjo kryengritje ka filluar në Prishtinë, ku thuhet gabimisht se: « kryengritje e madhe shqiptare plasi në vitin 1844 në Prishtinë, duke u përhap kah Prizreni, Gjakova, Shkupi, Tetova, e cila në fund u shua në gjak thuhet në librin e Branko Horvatit të botuar në Lubjanë në vitin 1989, f, 37.» Por e vërteta është, se kjo Kryengritje ka filluar në vjeshtën e vitit 1843 në Gostivar dhe me të shpejtë u përhap në tërë fushën e Pollogut të Epërm, deri në Tetovë me rrethinë .

Pra epiqendra e kësaj lëvizje ishte në Gostivar, ku në krye të qytetit qëndronte nëpunësi i Xheladin Beut, që udhëhiqte me Gostivarin, i cili shumë shpjet u dallua si organizator tejet i aftë. Ky mbante në atë kohë gradën «Aga», që do të thotë udhëheqës, (Çarshi Agasi-Kryeshef i policisë), me fjalë të tjera, komandant i qytetit.

Ky në fillim ishte nënoficer te Havzi Pasha pasi ishte edhe dhëndri i tij, kurse më vonë e fitoi besimin dhe u emërua për udhëheqës te Xheladin Beu dhe udhëhiqte me Gostivarin. Në nëntor 1843 u shpall i pavarur nga eprorët e tij; Xheladin Beu i Tetovës dhe Sulltani.

Publikuar: 24.05.2016 | 16:30
Lexuar: 1703 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime