E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Manifestimi që u organizua nga Shoqata për kulturë dhe Art "Tradita” është mbështetur nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Komuna e Tetovës, Komuna e Zhelinës, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Shtypshkronja Arbëria Desing”.
Në Tetovë shënohet 136 vjetori i Lidhjes së Prizrenit


Në këtë manifestim kulturor përmes Orës letrare “Lidhja na bashkon”, ku morën pjesë poetët: Zejnepe Alili-Rexhepi, Ejup Ajdini, Shaip Emërllahu, Salajdin Salihu, Ekrem Ajruli, Eroll Veliu, Artan Arsllani, Arlind Farizi, ndërsa regjisori Lefter Bogdani i recitoi vargjet e Gjergj Fishtës, të pranishmit patën mundësinë të shijojmë artin dhe krijimtarinë letrare të krijuesve dhe poetëve që jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Tetovës.

Me rastin e 136 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” nga Tetova organizoi manifestimin kulturor “Eja”. Ky manifestim u begatua me aktivitete kulturore dhe artistike. Kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, Selam Sulejmani para të pranishmëve, ku morën pjesë Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, drejtues të Komunës së Tetovës, Komunës së Zhelinës dhe personalitete të tjera, i shtjelloi në pika të shkurtra përcaktimet dhe aktivitetet e kësaj shoqate, duke theksuar se Lidhja e Prizrenit te shqiptarët do të kujtohet gjithmonë si një nga lëvizjet më të organizuara për liri dhe pavarësi kombëtare.

“Në kuadrin e përcaktimeve tona për avancimin e veprimtarive kulturore, kultivimin e traditës, realizimin e aktiviteteve shkencore dhe manifestimeve artistike, e organizuam sot këtë manifestim që përkon me 136 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, dhe me këtë rast, e kujtuam lëvizjen e fuqishme shqiptare të organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake. Në këtë përvjetor, të 136-in me radhë, Shoqata “Tradita”, iu bashkua dhjetëra aktiviteteve që mbahen gjithandej në hapësirën shqiptare për të përkujtuar 10 qershorin e vitit 1878”, tha Selam Sulejmani, kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”.

Në këtë manifestim kulturor përmes Orës letrare “Lidhja na bashkon”, ku morën pjesë poetët: Zejnepe Alili-Rexhepi, Ejup Ajdini, Shaip Emërllahu, Salajdin Salihu, Ekrem Ajruli, Eroll Veliu, Artan Arsllani, Arlind Farizi, ndërsa regjisori Lefter Bogdani i recitoi vargjet e Gjergj Fishtës, të pranishmit patën mundësinë të shijojmë artin dhe krijimtarinë letrare të krijuesve dhe poetëve që jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Tetovës.

Një pjesë jo më pak e rëndësishme iu rezervua edhe performancës së artit figurativ dhe artit muzikor, të cilin më mirë se kushdo tjetër e sollën para artdashësve, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në nderim të veprës së rilindësve, të të gjithë atyre burrave që e themeluan Shqipërinë, organizatorët e këtij manifestimi, së bashku me poetët dhe pjesëmarrësit tjerë, vendosen kurora lulesh dhe bënë homazhe para shtatores së Naim Frashërit, eruditit të kombit shqiptar.

Përndryshe, manifestimi që u organizua nga Shoqata për kulturë dhe Art "Tradita” është mbështetur nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Komuna e Tetovës, Komuna e Zhelinës, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Shtypshkronja Arbëria Desing”.

Publikuar: 13.06.2016 | 11:00
Lexuar: 1720 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime