E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për aktoren e re, Rebeka Holl, e cila portretizon Sophien, kombinimi i veprës së Dahl me regjinë e Spielberg ishte një ëndërr e kthyer në realitet.
Spielberg “çliron” fantazinë








Pas Kanës, ishte radha e Los Anxhelosit të shfaqte premierën e “The Big Friendly Giant”, përshtatjes kinematografike të romanit klasik për fëmijë të Roald Dahl nga regjisori i famshëm Stiven Spielberg.

Filmi tregon historinë e një vajze të quajtur Sophie e cila ndeshet me një gjigant që ndryshe nga qeniet e ngjashme me të, është miqësor me fëmijët dhe nuk i ha ata. Dahl qëndron pas librave më klasikë për fëmijë të tillë si “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Shtrigat” dhe “Matilda”.

Për aktoren e re, Rebeka Holl, e cila portretizon Sophien, kombinimi i veprës së Dahl me regjinë e Spielberg ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

“Steven Spielberg mund të prodhojë filma të tillë që kanë akses në të gjitha kujtimet e fëmijërisë dhe kapacitetin tonë për të besuar dhe imagjinuar gjëra, dhe është i aftë të nxjerrë fëmijën që gjendet tek gjithsecili”, u shpreh ajo.

Edhe pse shumica e filmave te Speilberg kanë qenë familjarë, ai ka realizuar edhe prodhime të tilla si “Amistad”, “Shpëtoni ushtarin Ryan”, dhe “Lincoln”.

“Kisha kohë që nuk notoja në këto ujëra dhe mendova që do të ishte mirë të çliroja imagjinatën pa qenë i shtrënguar nga historia dhe të gjitha të vërtetat që duhet të thuash kur realizon një subjekt historik”, tha ai.

Duke qenë se filmi është realizuar në Britaninë e Madhe, nuk është çudi që përfshin kryesisht një kast britanik aktorësh të tillë si Penelope Wilton, Rafe Spall dhe fituesin e çmimit Oscar Mark Rylance, i cili interpreton në rolin e gjigantit zemërmirë.

Publikuar: 23.06.2016 | 11:28
Lexuar: 1750 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime