E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Universiteti quhet El Kairouan, dhe ndodhet në Fez të Marokut. Ai është hapur në vitin 859, në kohën kur janë krijuar format e para të algjebrës nga arabët. Sot është më i vjetri në botë.
Rihapet biblioteka e universitetit më të vjetër në botë, themeluar nga një grua





Biblioteka e universitetit më të vjetër në botë restaurohet dhe hapet për publikun, 1157 vjet pasi u themelua nga një grua.

Megjithëse është themeluar nga një grua, universiteti nuk ka pranuar femra deri në mesin e shekullit të njëzetë. Sot shfaq 4000 dorëshkrime të lashta, më të vjetrat që flasin për profetin Muhamed, si dhe diplomën e parë në botë të bërë prej druri (foto 2).

Universiteti quhet El Kairouan, dhe ndodhet në Fez të Marokut. Ai është hapur në vitin 859, në kohën kur janë krijuar format e para të algjebrës nga arabët. Sot është më i vjetri në botë.

Gruaja që e themeloi quhej Fatime Muhamed el Fihri. Ajo ishte vajza e një familjeje të pasur tregtare që kishin emigruar në Marokun e sotëm që nga Kairouani, në Tunizinë e sotme. Motra e saj, Mariami, themeloi një nga xhamitë më të mëdha në zonë me po të njëjtin emër.

Biblioteka është rinovuar disa herë gjatë këtyre 1157 viteve, por për publikun mundi të hapet vetëm pas restaurimit total që i bëri arkitekti maroken-kanadez, Aziz Çauni.
Rihapet biblioteka e universitetit më të vjetër në botë, themeluar nga një grua
Rihapet biblioteka e universitetit më të vjetër në botë, themeluar nga një grua

Publikuar: 30.06.2016 | 10:56
Lexuar: 912 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime